Home » Shëndetësi » Simptomat e gjëndrës tiroide

Simptomat e gjëndrës tiroide

Simptomat me të cilat shoqërohen problemet e gjëndrës tiroide.

Shumë njerëz vuajnë nga simptoma të tilla, siç janë duar dhe këmbë të ftohta, temperaturë e ulët e trupit, ndjeshmëri e dobët, dhimbje të forta koke, pagjumësi, sëmundje të ndryshme të lëkurës, djegie të syve, rënie flokësh, thonj që të thyhen, problemë më dëgjimin, si dhe ajo që duket më qartë probleme me mbipeshën. Sipas disa studimeve të bëra 65 % e popullatës në SHBA vuan nga mbipesha dhe rreth 30 % e tyre vuajnë nga obeziteti.

Kërkimet e bëra kanë treguar se faktori që ndikon te këto simptoma është një veprimtari e ulët e tiroides, e cila mban numrin një në shkaktimin e problemeve të mbipeshës, sidomos te gratë. Është zbuluar se vaji i arrave të kokosit është një shpresë e re në horizont për të gjithë ata persona të cilët vuajnë në ditët e sotme nga hipotiroidja, pra funksioni i ulët i tiroides.

Nuk mund të kuptohen lehtë problemet që shfaq hipotiroidja, por në momentin kur një person që vuan nga kjo sëmundje fillon të trajtohet më vajin e arrës së kokosit e vë re shumë lehtë ndryshimin që ndodh në gjendjen e tij shëndetësore. Përdorimi i vajit të arrave të kokosit në këmbim të atyre ushqimeve që përmbajnë sasi të larta yndyrnash dhe karbohidratesh si: sheqeri, patatet, apo ushqime të tjera me indeks të lartë glicemie; shfaq një diference të dallueshme në balancimin hormonal, stabilizimin e trupit dhe energjinë e përgjithshme trupore.

Problematike është gjendja kur tiroidja ka shfaqur probleme të hershme dhe nuk është bërë asnjë përpjekje për të rregulluar funksionin e saj. Sepse edhe pse është e shërueshme dhe e trajtueshme është një sëmundje që duhet trajtuar për një kohë më të gjatë, sesa në rastet kur trajtimi bëhet në një fazë të hershme.

Një gjendje e tillë e lënë pas dore mund të shfaqë shenja tensioni, ankthi, depresioni dhe lodhje të përgjithshme mendore e trupore. Por trajtimi me vajin e arrave të kokosit dhe duke zbatuar një dietë të shëndetshme këto simptoma mund të reduktohen. Por tiroidja nuk është një epidemi edhe pse prek një numër të madh njerëzish e vazhdimisht në rritje.

Sipas një studimi të bërë në vitin 1995 për 25 862 njerëz, 8.9 për qind e tyre vuanin nga hipotiroidja dhe 1.1 për qind vuanin nga hipertiroidja. Ky studim është një tregues që na lë të kuptojmë se rreth 9.9 për qind e popullsisë kanë probleme me tiroiden. Duke qenë se mosfunksionimi i tiroides sjell edhe probleme të zemrës dhe gjakut është e këshillueshme që testi i tiroides apo kontrollet mjekësore të jenë të vazhdueshme për ata persona që dallojnë simptoma të mosfunksionimit të tiroides.

Nga shkaktohet tiroidja, nga shumë kërkime të bëra ka rezultuar se një dietë e varfër, po ashtu edhe një teprim në të ushqyer luajnë rol të rëndësishëm në mosfunksionimin e tiroides. Prej disa dekadash është njohur veprimi i jodit në gjëndrën tiroide. Kripa e jonizuar mendohej se e zgjidhte këtë problem, por kjo nuk është plotësisht e vlefshme.

Sepse gjatë të ushqyerit merren dhe shumë përbërës të tjerë ushqimorë të cilët pengojnë çlirimin e jodit në gjak. Disa studime kanë treguar se efektet e sheqerit dhe drithërave janë të dëmshme për tiroiden, por përsëri janë ndër produktet ushqimore më të konsumueshme në dietën tonë ditore. Po ashtu edhe disa lloje vajrash të përdoruar për gatim janë të dëmshme sepse kanë në përbërje të tyre përbërës të cilët pengojnë çlirimin e fluorit në gjak.

Publikoje ne:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Print this article!
© 2014 Keshilla.NET · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress