Nuk janë të pakta sëmundjet që prekin dhe dëmtojnë sistemin nervor të njeriut. Shtimi i pakontrolluar i qelizave kanceroze mund të shkaktojë tumor në trurin e njeriut.
Kanceri i trurit paraqet një shumim të pakontrolluar të indit të trurit si dhe cipave që rrethojnë trurin. Ato mund të jenë malinje, pra femërore, por nuk zhvillojnë metastaza.
Në të shumtën e rasteve ata zhvillohen nga indi lidhor nervor, por shpesh edhe nga cipat e trurit, ose janë metastaza nga tumore të tjera të trupit.
Tumoret mashkullorë, tumoret beninje, e shtyjnë indin përreth tyre por nuk rriten brenda në indin përreth dhe nuk zhvillojnë metastaza.
Përbrenda kafkës mund të rrisin shtypjen e trurit duke e penguar sistemin e qarkullimit të likuorit.
Zhvillimi i tumorit
Zhvillimi i tumorit mashkullor të trurit i shtyn dhe dëmton strukturat e sistemit nervor, që janë të rëndësishme për jetën. Tumoret femëror ose malinj rriten duke e infiltruar indin përreth tyre, kjo do të thotë që është e vështirë të gjendet një kufi i mprehtë ndërmjet indit normal dhe kancerit.
Pas një operimi të mundshëm mbesin përreth akoma qeliza, të cilat më vonë shumohen dhe krijojnë sërish tumor të trurit. Në përjashtim të disa rasteve të veçanta tumoret e trurit nuk bëjnë asnjëherë metastaza. Tumori i shfaqur në tru mund të zhvillohet vetëm në një masë të vogël të zonës së kafkës, sepse kjo pjesë nuk mund të zgjerohet.
Me zhvillimin e tumorit zona e trurit ngushtohet dhe shfaqen dhimbjet dhe simptomat e para. Për këtë shkak edhe tumori mashkullor, beninj, nëse nuk shërohet me kohë mund të sjellë vdekjen e njeriut. Në varësi nga indi fillestar në të cilin zhvillohen tumoret në tru më të shpeshta janë gliomet, meningeomet dhe adenoma e hipofizës. Një pjesë e tyre paraqitet si vazhdim, metastazë, i tumoreve nga organet jashtë kokës, si kanceri i bronkeve dhe kanceri i gjirit.
Simptomat
Simptomat me të cilat shfaqet tumori në tru janë të shumta dhe të shumanshme në varësi nga shkalla e zhvillimit dhe përhapjes së tumorit. Në varësi nga zona ku ato janë zhvilluar i sëmuri do të ndjejë mpirje të njëanshme të trupit dhe humbje të pjesshme të shikimit, epilepsi të ndryshme.
Si pasojë e rritjes së shtypjes së trurit i prekuri nga tumori në tru do të ketë të vjella, marrje mendsh, etj. por një pjesë e simptomave janë të pa përcaktuara mirë pasi nuk janë tipike vetëm për tumoret, si: dhimbjet e kokës, lodhja, humbja e peshës, etj.
Diagnostikimi
Pasi i sëmuri dallon simptomat e para e domosdoshme është që t’i drejtohet mjekut dhe të bëjë analizat paraprake. Pas diagnostikimit të tumorit në tru, vendoset edhe terapia që duhet të ndiqet. Terapia e tumoreve të trurit varet prej lokacionit, madhësisë, prejardhjes së tumorit si dhe nga gjendja e përgjithshme e pacientit.
Në vend të parë qëndron operimi i tumorit, e ndjekur nga rrezatimi dhe hemoterapia. Në varësi të shkallës së përhapjes tumoret mund të prihen dhe të hiqen gjatë operacioneve. Tumoret e Shkallës së I-rë janë në princip të shërueshëm. Edhe tumoret e Shkallës së II-të e kanë prognozën e mirë. Ndërsa tumoret e Shkallës së III-të dhe të IV-t edhe pse terapia ka përparuar shumë kanë një mbijetesë vetëm 1 deri në 2 vjet.
Simptomat e para me të cilat shfaqet zhvillimi i tumorit në tru:
- I sëmuri ndjen mpirje të njëanshme të trupit
- Humbje të pjesshme të shikimit
- Epilepsi të ndryshme
- Ndjen shtypje dhe presion në tru
- I prekuri nga tumori do këtë të vjella
- Marrje mendsh
- Dhimbjet e koke
- Lodhje
- Humbja në peshë
Format e shfaqjes së kancerit dhe simptomat
Simptomat e kancerit varen nga lloji dhe vendi ku ai shfaqet. Në mushkëri ai mund të shkaktojë kollë, bllokim frymëmarrjeje ose dhimbje stomaku; ndërsa kanceri i zorrës së trashë zakonisht shkakton diarre apo rrjedhje gjaku gjatë jashtëqitjes. Disa forma të kancerit mund të mos shfaqin ndonjë simptomë të dukshme. Në disa raste simptomat shfaqen në stadet ku tumori ka evoluar. Këto forma janë të vështira për t’u kuruar.
Përgjithësisht simptomat e shfaqura janë të njëjta për disa forma të shfaqjes së kancerit, si: Ethe, temperaturë, të dridhura, djersitje gjatë natës, humbje peshe që shoqërohet me ulje të oreksit, dobësi dhe lodhje. Pavarësisht nga simptomat kanceri diagnostikohet nga analizat. Edhe pse përcaktimi i llojit të kancerit shfaq vështirësitë e veta e rëndësishme është që trajtimi i sëmundjes të arrihet të bëhet në kohën e duhur.
Tumoret dhe mënyrat e ndryshme të emërtimit
Kanceri është shtimi i pakontrolluar i qelizave jonormale, të cilat ndryshojnë nga indi normal. Ky shtim i parregullt i këtyre qelizave mund të çojë drejt vdekjes kur këto qeliza pengojnë funksionimin normal të organeve të trupit të njeriut ose përhapen në të gjithë trupin duke dëmtuar sistemin qendror.
E shohim të emërtuar më disa forma si: tumor kanceroz; tumor malinjit; tumor; kancer etj. Në ditët e sotme vihet re se të sëmurët me kancer janë të prekur nga forma të ndryshme në të cilat ai shfaqet. Kanceri mund të prekë inde të ndryshme të trupit ose organe si: Mushkërinë, zorrën e trashë, gjirin, lëkurën, indet nervore etj. Kanceri nuk është një sëmundje e lehtë dhe shanset për të mbijetuar ndryshojnë në varësi të llojit të sëmundjes.
Përdorimi i celularëve shkaktar i kancerit në tru
Një sërë studimesh të realizuara në vende të ndryshme të botës kanë treguar një rrezik në rritje nga përdorimi i telefonave celular, sidomos në anën e kokës ku njerëzit vendosin aparatin. Pesë nga gjashtë studimet e bëra treguan se te këta njerëz mundësia për një tumor malinj në tru ishte më e madhe.
Po ashtu, përdoruesit e rregullt kanë mundësi për të zhvilluar më shumë tumore se njerëzit e tjerë. Njerëzit që kanë përdorur telefonat e tyre për një dhjetëvjeçar ose më shumë, janë 20 për qind më të prirë për të zhvilluar sëmundjet e veshit dhe 30 për qind për një tumor malinj. Rreziku është shumë herë më i madh në anën e kokës, nga e cila telefoni është mbajtur më gjatë. Sipas shkencëtarëve përdorimi i telefonave celularë për më shumë se dhjetë vjet rrit ndjeshëm rrezikun e kancerit malinj në kokë apo vesh.
Dëmtimet e trurit dhe anomalitë e shfaqura
Paraliza cerebrale shënon një grup çrregullimesh neurologjike që ndikojnë në aftësinë e trurit për të kontrolluar muskujt. Paraliza cerebrale ndodh për shkak të dëmtimeve të trurit ose anomalive në zhvillimin e trurit para, gjatë ose pas lindjes. Ajo mund të variojë nga një shkallë e lehtë në një më të rëndë dhe mund të krijojë vonesa të lehta ose të rënda mendore, probleme të dëgjimit, shikimit, defekte në gjuhë dhe në të folur, epilepsi dhe çrregullime të sjelljes. Tipi spastik është zakonisht më i përhapuri dhe është i lidhur me kohën, ngrirje ose kontraktim të muskujve të trupit duke përfshirë këmbët ose duart. Akoma nuk dihet qartë çfarë e shkakton paralizën cerebrale te një fëmijë, por numri i faktorëve dhe kushteve që mund të ndërhyjnë në zhvillimin e trurit mund të vihet re./tiranaobserver/




Tung. Un kam disa nga keto simptome. Para 10 vitesh kisha nje operacion ne koke nga nje rezim e tani kan filluar te me shfaqen disa nga keto simptome. Mpirje e kokes, shtypje ne tru, hares. Sidoqofte, ashtu me eshte percaktuar fati.
arbnor me fal qe po them por pranoe keshill prej meje ok pas rrezuarjes normal qe jan shfaqur shenja tumori po kjo nuk do te thot qe ti nuk sherohesh nese ke keto simtoma ateher ti duhesh te shkosh sa me shpejt ne vizit mjeku sepse mund te perhapet ose te keqesohet gjendja
me respekt lina
un kam dhembje koke ,ne anen e majt kam shum dhimbje nuk mund ti dal ball ksaj dhembje ,pernjher me kap nervoz,kam humbje peshe ,nuk jam e sigurt qe jam e semur po edhe tjem prej zotit ka ardh mir se vjen
:(
duhet ta pranoj :S:S sdi qfar te beje :S
tung une jam valbona une kam dhimbje kret anen e majt te trupit najer ne kok me shpon si gjylpan nuk edi qka me ba ana lizat par 6 mujeve ikum ba mekan dal mir e par analizave mekadhimt qeshtu
kam dhimbje koke per qdo dot ne anen e djatht qe mshpon sikur gjilpan um pihet krahu i majt tash diteve te fundit kum nis me vjell jam e lodhshme shum skam takat hiq oreksi her um hup her um vjen harroj shum hde shum behem nervoz teper um shtrengon diqka para kokes edhe permas edhe kjo mban nervoz shum saqe smun ti duroj e dhe femijet
tung une jam adea dashta vetem 1 pyetje kanceri ne tru a mund te jet simpton edhe gishtat e ajen edhe mos pranimi i unazave ne gishterinje
flm per mirkuptim a ka mundesi pergjigjejen ma shpejt dergomani me e-mail ju lutem !!!
kam dhimbje koke cdo dit nuk me pushon fare dhe kohet e fundit kam marrje mendsh deh kam dhimbje ne stomak nuk me hahet asgje mund ta di se cfare jan keto shenje ju lutem jam shum e lodhur e keputur nuk kam deshire te bej asgje dhe zhurmat nuk i degjoj dot
PRSH. TUMORI NE KOKE MUND TE SHKAKTOHET LEHTE?
Pershendetje , un lexova keto keshillat te permendura me lart, edhe un kam dhembje koke( pjesen qe perfshin ballin deri tek hunda ) marramendje, lodhje , kokdhmebje ,te ardhur te vjellura, humbje oreksi, lodhje … Te kontaktoj me mjekun nuk kam guxim
:(…
Pershendetje te gjitheve.
Une i lexova te gjitha komentet ju kisha lutur te gjithe atyre qe kane ndonjeren nga keto simptomat te bejne nje vizite tek mjeku specialist.
N.q.s ndjen mpirje të njëanshme të trupit,humbje të pjesshme të shikimit,ndjen shtypje dhe presion në tru,marrje mendsh,dhimbjet e kokes etje.
Une kam disa simptoma te ngjashme…
Kriza te forta ne koke, i dobet (nenpeshe), i lodhur dhe gjithmone i pergjumur. Ne disa raste kam pasur hemoragji nga hunda deri ne 5 here ne dite…
perhsendetje te gjithve,une kisha tumor ne vesh ,jam ba op.pas opes kam parliz ne gjysmen e fetyres,as nuk shof mir .edhe pas op me merret mendja shum.operacioni ka qen i suksenshem .tumori femror ishte dhe krejtsish esht zhduk,po ma ka ndryshu krejt jeten ,ju lutem shkoni beni kontrollat ,te gjitha terapijat qe kan egzistu per fetyr ikam ba .po kot .prap fetyren e kam te domtur ,paralizum.nuk dot thot seju si nuk jeni ba op ,keni dhimje ,emendoni qekeni tumor,mundet me qen edhe preji tensijonit te nalt.dhimja ekoken .edhe lodhja,une tumorin ne tru ekam pas 10 vjet .kurfar simptome skisha vetem si nuk kam ndegju .as ne ander skam pa ,qe nji dit dot ndryshoji krejtsisht .nuk dot thot se ju qe shkuani ktu per kto dhimbje ,se keni tumor,kto dhimbje lidhen edhe me smundjen e shiqerit,me falni per kshilla,po provoja eban vetveten edhe mjek.ju pershnedet aferdita nga ch.
pershendetje.Une kam disa simptoma te ngjajshmee me kto qe jane te shenurara ktu kam mpirje ne tru lodhje dhimje te madhe te kokes a ka munci me pasen tumor ne tru ju lutem me dergoni nje pergjigje ne email..ju pershendes
un jam qelebije hoxha 27 vjeqare kum pasur shum probleme me shendetin qysh nga femirija kur kam qen 6 vjeqar me ka shkelur vetura gati po thuaj qe isha e vdekur por mas shum vitesh mu ka lajmruar nje semundje qe une nuk e kam kuptuar e cila quhet hcv por edhe ket e tejkalova me sukses por tash kam shum dhimbje ne koke me dhemb koka shum ne anen e djatht por nga nje her me godit shum fort dhe me qet prej kontrolli nese mundi me jepni ndonje mendim ju lutem
pershendetja une jam 38 veqare dhe kam dhimbje te kokes te shpesht 1 her ne javt ndodh me pas nje dite kam qen rat e shtrime po kur jam fillu te ngrihem at her mukan marrur mend edhe shikimi ukan i dobet ka qe dy dit me kit marjjesh mendes kam frik nga donje sulm apo ndonje tumor dhe kam shum shter nga ni her ju
Pershendetje,babai im para nje jave beri nje skaner ne koke dhe midis gjerave te tjera ne pergjigje i ishte shkruar se kishte ASPEKT KISTI ARAKNOIDAL TEMPORAL I MAJTE. Cfare do te thote kjo?Ju lutem me ktheni pergjigje sa me shpejt. Ju pershendes
prsh jam anila ,kunati im prej gjashte muajsh ka dhimbje koke te shumta,ka lodhje fizike,behet shume nervoz,ndersa keto ditet e fundit ka pas edhe te vjella,ka bere vizite tek mjeku i kane thene se e ka nervore,ka bere eko dhe nuk i del gje,,,por siptomat i ka te tumorit.ju lutem me ktheni pergj.me respekt Anila
mirdita jam altina kam dhimbje ne kok dhe njera an e trupit me piet dhe shum me ben trupi miza miza koka me djeg si zjarr jam e keputur shum mendoj sende te keqija shkovva te mjeku me tha pi stresi ekam po un mendoj ce kam tumorr ne kok sepse me dhemb koka shum keq me djeg si zjarr her me rrin e nxet koka her me rrin e ftoft julutem me ndihmoni qka eshte te vjellura skam pas po perzierje kam dhe mendoj ce kam tumorr ne tru
prsh un jam romarjoja kam nje dhimbje koke ne anen e djatht nuk esht se degjoj per dit por ndonjer me me ul dhe ne gjunj ajo dhimbje zgjat e vetem 5 sek por nuk esht vetem kjo gje qe si ndjej ka 8 muaj se gjat dites ? cdo moment te ndonje gjeje komike apo ndonje gje qe shof papritmas ndonje gje se mendoj 5 apo 6 sek me merren mendet dhe me leshon gjith trupi per 5 sek nuk mund te cohem po kjo me ndodh per dit te pakten 5 her ne dit kam keputje trupi kaloj me ndlon zemra nuk edi kam ber vizita po nuk kam asnje pergj ka ndonjeri qe mund te me jap ndonje keshidh flm?
Pershendetje. Une jam 20 vjece. Kam pasur dhimbje koke qe ne moshen 12 vjec. Kam ber skaner koke, ezhe dhe shum analiza te tjera por pa rezultat se cdo analize me dilte mire. Kto kohet e fundit me jane shtuar dhimbjet e kokes, kam vene syze, her pas here kam dridhje trupi, madje kto muajt e fundit ka ndodh qe kam humb dhe ndienjat. Une i lexova simptomat dhe u tremba shum, se sot gjith diten me vinte per te vjelle madje dhe mu mor fryma e humba ndienjat per pak min. Nuk di cte bej, un vec peshe nuk kam hum perkundrazi kam shtuar shum. Me kto simptoma a mund te kem tumor? Mua me ka vdek mami me kancer ne mushkri. A esh i trashegueshem kanceri? Me ktheni pergjigje ne email. Ju lutem kam nevoje per keshillen tuaj.
me mpihen gishtat e dores cdo me then
Pershendetje,une jom 19 vjeqare kam pas dhimbje koke shum te forte sikur me shponte diqka ne anen e majt dhe ne anen e djathe kan qen ne kontroll te mejku por nuk me ka then asgje nuk osht serioze me ka thon se prej stresit kam qen ne renozancen magnetike per me bo fotogafim edhe aty rezultatet me kan dal mire kam perdorur disa barna e ma kan ndaluar dhimbjen e kokes por pas disa jave me kan filluar perseri jam e lodhur kam mpirje te kokes ndonjehere e dhe te trupit tani pas kesaj dhimbje edhe floket kan filluar te me bin ju lutem me ndohmoni ne loshje me kete problem me jepni 1 pergjigjje kam frik se mos eshte diqka serioze kam nevoj per keshillen tuaj..
i kisha keshillu te gjithe qe mos te brengosen nese i lexojne simtomat se ndoshta nuk eshte jane ato qe i mendojm por me mire te rarandalojme se te sherojme!
Tung une jam nje 20 vjeqar e kom dhimbje jo tshpeshta ne kok nga ana e djatht e kom si kokorr marramenje kom kaniher po jo shpesh po kur pom rrok dilli pom them shuum edhe kur ta preki me
Dor kuptohet kshiillonm ju lutem se per te mjeku spo guxon more edhe njeri me
Shkuu ju pershendesh
Mfal un jam 14 vjeqare dhe kam I sëmuri ndjen mpirje të njëanshme të trupit
- Humbje të pjesshme të shikimit
- Ndjen shtypje dhe presion në tru
- Marrje mendsh
- Dhimbjet e koke
- Lodhje
a thua se ka mundsi te kem tumor ne kok ju lutem me tregoni ;(
une kam dhimbje koke ne anen e majt mas veshi dhe me vjen mundim qka me ba