Home » Shëndetësi » Simptomat, të cilat nuk bën t’i injoroni asnjëherë

Simptomat, të cilat nuk bën t’i injoroni asnjëherë

DHEMBJE TË BEFASISHME NË STOMAK

A keni përjetuar ndonjëherë dhembje të forta në anën e djathtë të stomakut? Kjo do të mund t’ju paralajmëronte se keni gurë në fshikëzën e tëmthit.

NDRYSHIMI NË SHIKIM

Ndryshimi në shikim, si pamja e turbullt apo rastet kur shihni një fotografi të dyfishtë, mund të jenë shenjat e para se vuani nga sëmundja e diabetit.

DHEMBJE TË FORTA TË KOKËS

Nëse vuani nga dhembje të forta të kokës, të cilat nuk ndalen, ndoshta kjo është shenjë se po rrezikoheni nga aneurizma (kokëdhembjet e forta mund t’ju paralajmërojnë edhe në gjendje të rrezikshme, prandaj kurrë mos i injoroni). Aneurizma është zgjerimi i mureve të disa arterieve, që shumë shpesh krijojnë aorta. Shkas i sëmundjes është arterioskleroza, që mundet të krijojë droçka dhe mund të vjen deri tek gjakrrjedhja që si pasojë ka vdekjen.

NGËRÇE NË KËMBË

Nëse ju shfaqen ngërçe në këmbë, nën gju, apo në ndonjë tjetër pjesë të këmbës, kjo do të thotë se vuani nga tromboza e venave. Nëse për një kohë të gjatë qëndroni ulur, nëse keni ndonjë të afërm që ka vuajtur prej kësaj sëmundje, atëherë jeni në rrezik. Konsultohuni me mjekun dhe lëvizni më shumë.

GJAKDERDHJA NGA MISHI I DHËMBËVE

A keni gjakderdhje nga dhëmbët dhe mishi i tyre si pasojë e presionit të ashpër të brushës së dhëmbëve. Zvogëlojeni pak presionin. Por, nëse një gjakderdhje e tillë ndodh pas shkakut të lartpërmendur, gjakderdhja do të mund të jetë një tregues i leukemisë. Simptomat e tjera mund të jenë: djersitja gjatë natës, ftohja, plogështimi dhe lodhja.

MBETENI PA FRYMË

Shpesh ju ndodh që të mbeteni pa frymë? Ndoshta vuani nga astma, e për një gjë të tillë as që nuk jeni të vetëdijshëm. Një në njëmbëdhjetë femra vuajnë nga astma. Njëkohësisht në krahasim me meshkujt, femrat janë shumë më të rrezikuara të vdesin si pasojë e astmës.

Ndjenja e mundimit

Kur fermat ndjejnë mundim kjo do të thotë se së shpejti do të pësojë sulm në zemër. Simptomat e tjera që tek një femër paralajmërojnë sulm në zemër janë:

Dhimbjet e kokës, dhembjet në duar, dhembjet në pjesën e sipërme të shpinës, djersitja e duarve. Nëse edhe ju vëreni simptoma të tilla, lajmëroni mjekun dhe prisni arritjen e ndihmës.

Publikoje ne:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Print this article!
© 2014 Keshilla.NET · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress