Home » Shëndetësi » Vaj ulliri për rrudhat në lëkurë

Vaj ulliri për rrudhat në lëkurë

maskeVaji i ullirit është një përbërës që përdoret në masë të gjërë për trajtimin dhe ri-gjenerimin e lëkurës. Ai ka funksione të shumta, dhe mbi të gjitha ju ndihmon të kurseni shuma të mëdha parash duke krijuar produkte me çmime shumë më të lira se sa produktet kozmetike, të cilët kushtojnë sa qimet e kokës.

Përbërësi më i mirë për të trajtuar pjesën poshtë syve është vaji i ullirit extra virgin. Sipas dëshires vajit të ullirit mund t’i shtoni edhe ndonjë pikë vaj aromatizues. Përshembull; merrni 50 ml vaj ulliri dhe hedhni tre pika vaj aromatizues me aromen që dëshironi dhe lyeni pjesën e rrathëve të syrit. Sigurisht që mund t’ju teprojë vaj nga masa të cilin nuk do mund t’a përdorni në gatim, por ju themi që do keni të përgatitur trajtimin për herën tjetër që mund të jetë 2 herë brenda ditës, dhe sa herë të dëshironi brenda javës.

Me bulëzat e gishtave i ngjyeni në vaj dhe filloni duke masazhuar pjesën poshtë syrit lehtë që nga bishti i syrit drejt pjesës së hundës. Mos vendosni vaj mbi pjesën e siperme të syrit. Pas 20 minutash heqni trajtimin me një garzë të cilin e keni pasur në ujë të ngrohtë. Ndryshe, ju mund të prisni garzen në copëza të vogla t’a lini të qëndrojë sa të marrë vajin dhe pastaj t’a vendosni poshtë syrit. Sigurisht duke ndjekur proçesin e mësiperm.

Publikoje ne:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Print this article!
Tags:
© 2014 Keshilla.NET · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress