Mjekësia në alarm! Shtohen rastet me një super-bakter që nuk ka shërim

bakteri

bakteriNjë numër i madh pacientësh kanë rënë viktimë e një superbakteri që konsiderohet thuajse i pashërueshëm.

Çdo vit regjistrohen rreth 2.000 raste të reja të infeksionit me bakterin Carbapenemase-Producing Enterobacteriaceae (CPE), një numër tepër i madh krahasuar me 3 rastet që regjistroheshin 12 vite më parë.

Shifrat tregojnë gjithashtu se të paktën 81 pacientë në Britani kanë ndërruar jetë si pasojë e bakterit CPE që nga viti 2009, raporton “Daily Mail”. Numri i saktë i vdekjeve dhe rasteve të prekura nga infeksion mendohet të tjerë më i lartë duke qenë se shumë spitale nuk i regjistrojnë ato.

Bakteri është cilësuar si “i frikshëm” nga ekspertët pasi është shumë i vështirë për t’u trajtuar. Ai ka fituar rezistencë ndaj një sërë antibiotikësh. Ky bakter është rezistent pasi prodhon një enzimë që i ka nxjerrë të gjitha ilaçet jashtë loje.

Ekspertët thonë se ai vret rreth gjysmën e pacientëve që janë të infektuar në rrugët e gjakut, edhe pse shumë prej tyre kanë probleme shëndetësore më të theksuara.

Simptomat mund të ndryshojnë nga një pacient në tjetrin, edhe pse bakteri zakonisht shkakton një infeksion të tipit të pneumonisë në kraharor ose një infeksion të tipit “E coli” në fshikëzën e urinës ose sistemin tretës.

Komento