Mjekët e rekomandojnë xhem për pastrim e zorrëve

Mjekët e rekomandojnë xhem për pastrim e zorrëve

Mjekët e rekomandojnë xhem për pastrim e zorrëveKapsllëku është me rëndësi të shërohet jo vetëm për shkak të dhembjeve dhe nervozizmit që i shkakton, por edhe për shkak se materiet e mbetura në trup duhet mbajtur sa më pak.

Nëse kapsllëku për shumicën është temë tabu mbi të cilën nuk do të bisedojë edhe aq lehtë me të tjerët, është e vërtetë që ky është problem i shpeshtë me të cilin ballafaqohen shumica e njerëzve, transmeton Telegrafi.

Shkaktarët mund të jenë: lëvizja shumë e vogël, stresi, mosha, barnat, disa vitamina, fibra tepër të pakta dhe uji në ushqim, mirëpo gjithashtu si shfaqje anësore mund të jenë edhe disa sëmundje.

Prandaj është me rëndësi të provohen mjetet natyrore. Ndër më të mirat është xhemi të cilin e ka prodhuar Spitali kanadez i veteranëve nga Quebec.

Pacientët të cilët kanë vuajtur nga kapsllëku mesatarisht kanë ngrënë një lugë të madhe xhem në ditë gjë që u është shtuar shpeshtësia e zbrazjes së zorrëve dhe u është zvogëluar nevoja për laksative në krahasim me ata të cilët nuk kanë ngrënë xhem.

Suksesi ishte i tillë sa që Spitali vazhdoi ta përshkruajë si ilaç për kapsllëk.

Receta për xhemin e magjishëm laksativ.

Përbërësit:

– 150 g hurma (1 filxhan)
– 150 g kumbulla të thata (1 filxhan)
– ½ filxhan ujë të valuar (për xhem të dendur, më pak).

Përgatitja:

Pritni hurmat dhe kumbullat e thata në copëza. Qitni në ujin e valuar dhe zieni derisa të dendësohen. Sasia e fituar nga zierja duhet të jetë për 20 porcione nga 1 lugë.

Ky xhem është i përshtatshëm për të gjitha moshat. Mund të hani vetëm xhemin, mund ta lyeni bukën, t’ia shtoni jogurtit…/Telegrafi/

Komento