Mjekët këshillojnë që të mos i pastroni shpesh dhëmbët

Mjekët këshillojnë që të mos i pastroni shpesh dhëmbët

Shumë njerëz i pastrojnë dhëmbët e tyre më shpesh sesa që rekomandohet, sidomos pas një shujte të bollshme, megjithatë dentistët thonë se kjo nuk është një gjë e mirë.

Dentistët pohojnë se pastrimi i shpeshtë i dhëmbëve mund të jetë i dëmshëm. Pastrimi i dhëmbëve, veçanërisht gjysmë ore pas ngrënies së shujtës ose pirjes së një filxhani me kafe, gjithsesi mund shkaktojë efekt të kundërt.

Mjekët tërheqin vërejtjen edhe për faktin se dhëmbët nuk bën të pastrohen menjëherë pas pirjes së një pijeje të gazuar.

Acidet arrijnë në shtresën nën smalt të dhëmbëve, i cili quhet dentin, ndërsa pastrimi në kohë të gabuar, veçanërisht 20 minuta pasi keni konsumuar pije, vetëm mundet ta shtyjë acidin më thellë në dhëmb, ka thënë Dr. Hauard Gembëll, president i Shoqatës së Dentistëve në Nju-Jork. Për shkak të të gjitha këtyre, mjekët këshillojnë që pastrimin e dhëmbëve ta bëni një orë pas ngrënies, ndërsa më gjatë duhet pritur pas konsumimit të pijeve të gazuara.

Komento