Mjekimet për artritin reumatik

Mjekimet për artritin reumatik

Si në shumë raste të tjera të provuara në Mjeksi, një ilaç që ka efekte të mira mbi një sëmundje mund të ketë efekt edhe mbi sëmundje të tjera. Po kështu edhe me HYDROXICHLOROQUINE-n, që në fillim është prodhuar si ilaç anti-malarie.

Në vitet 1950-1960 studimet e rasteve klinike treguan se ky ilaç ishte efektiv gjithashtu edhe në trajtimin e artritit reumatik. HYDROXYCHLOROQUINE-A është më pak toksike dhe shkakton më pak efekte anësore se ilaçet e tjera IASM.

Por i duhet 3-6 muaj trajtim që të fillojë të ketë efekt mbi sëmundjen dhe që të arrijë maksimumin e vlerës terapeutike që ka, i duhen plot 12 muaj. Gjithashtu, organizmi e ka të vështirë ta eliminojë këtë ilaç edhe pasi është pushuar trajtimi me të.

Ilaçi mbetet në organizëm edhe për 5 vjet që nga dita kur u pi tableta e fundit e ilaçit. Në raste të rralla HYDROCHLOROQUINE-a mund të shkaktojë dëmtimin e Makulës, që është zona e syrit që rregullon figurën. Këto janë raste shumë të rralla dhe mund të ndodhin kur janë marrë doza më të larta ilaçi se ato që parashikohen për trajtimin e artritit reumatik. Gjatë trajtimit me këtë ilaç ju duhet ti merrni dozat në përputhje me peshën tuaj trupore, në mënyrë që të ulet toksiciteti i ilaçit. Për të pakësuar mundësinë e dëmtimit të syve ju duhet të kontrolloni sytë te mjeku specialist 1-2 herë në vit, i cili i zbulon problemet shumë më pare se ju mund ti dalloni ato vetë. Nëse zbulohet toksicitet në sy, atëherë ilaçi ndërpritet dhe në përgjithësi problemet me sy nuk keqësohen. HYDROXYCHLOROQUINE-a mund të shkaktojë ndjeshmëri ndaj dritës, të vjella dhe diarre tek disa njerëz.

CORTICOSTEROIDS
Ilaçet që imitojnë hormonet e gjendrave të adrnelinës
Këto ilaçe janë prodhime sintetike që imitojnë hormonet e prodhuara nga gjendrat e adrenalinës, të cilat ndodhen pranë veshkave. CORTICOSTEROIDS japin ulje të menjëhershme dhe të fuqishme të inflamacionit tek njerezit që vuajne me artrit reumatik. Këto përdoren më tepër në rastet e krizave kur dhimbja është e madhe. Jepen në formë tabletash ose inxheksionesh. Ato mund të përdoren bashkë me ilaçet IASM deri në momentin që ilaçet IASM fillojnë të japin efektin e tyre. Ilaçi më i përdorur nga ky grup ilaçesh është PREDNISONE, por ka edhe shumë të tjerë.

Shikoni tabelën e mëposhtme: CORTISTEROIDS e përdorur për trajtimin e Artritit reumatik.

Kortizon ::: Cortone acetate
Deksametazon ::: Decadron, Hexadrol
Hidrokortizon ::: Cortef, Hydrocortone
Metilprednisolon ::: Medrol
Prednisolone ::: Prelone
Prednisone sodium fosphate( vetem ne gjendje te lenget) ::: Pediapred
Prednisone ::: Deltasone, Orasone, Prednicen-MSterapred

Efektet anësore të kortisteroidëve
CORTISTEROIDS janë përdorur qysh në vitet 1950. Efekti i fillimit i zhgënjeu doktorët se më në fund u gjet dhe një kurë për artritin reumatik. Megjithatë, ky mendim u braktis shpejt. Nëse këto ilaçe merren në doza të larta ose për një kohë të gjatë, ato mund të shkaktojnë disa efekte anësore ku përfshihet: shtim i peshës trupore, osteoporosis, katarakt, hipertension, rritje të nivelit të sheqerit në gjak, ulet aftësia për të luftuar infeksionet dhe mbyllur plagët. Gjatë viteve të përdorimit të CORTISTEROIDS ne kemi mësuar se si i përdorim ato në mënyrë që të kemi sa më shumë përfitime dhe sa më pak efekte anësore. Për të arritur këtë qëllim, këto ilaçe përdoren me doza të vogla. Funksionimi i CORTISTEROIDS është i tillë: ato ndalojnë prodhimin e qelizave destruktive inflamatore tek kyçet dhe ndalojnë të tjerat që tu afrohen kyçeve.

Por gjithashtu ato ulin prodhimin e kolagjenit që është blloku qendror i shumë indeve të organizmit si dhe të kartilaxhës (element ndërtues i kyçeve) si dhe ulin thithjen e kalciumit nga organizmi, gjë që mund të rrisë shpejtësinë e shkatërrimit të kyçeve prej artritit reumatik. Sa më e lartë të jete doza e CORTISTERORIDS e përdorur, aq më shumë ulet inflamacioni tek kyçet por aq më shumë rritet mundësia që ilaçi do shkaktojë efekte anësore. Prandaj, doza e këtyre ilaçeve ulet me kalimin e kohës për të shmangur efektet anësore që vijnë nga përdorimi i gjatë i ilaçi si Osteoporosis (hollimi i kockave) dhe katarakti i syve.

TETRACIKLINA
Ilaçt e këaj familjeje kanë gjetur përdorim në trajtimin e Artritit reumatik. Këto ilaçe njihen prej kohësh për aftësinë e tyre për të luftuar infeksionet. Tetraciklina nuk ka shumë efekte anësore dhe merret lehtë. Disa studime të ndërmarra në kafshe dhe në njerëz tregojnë se tetraciklina ka aftësinë që të zvogëlojë numrin e disa qelizave të caktuara të sistemit imunitar si dhe kimikatet qs shkatsrrojns lsndsn ndsrtuese ts kyçeve (kartilageve). Doksicikline (doxycycline) dhe minocikline (minocycline) janë lloje ilaçesh të familjes së tetraciklinës, që janë përdorur për të luftuar infeksionet e lëkurës së fytyrës (akne). Këto ilaçe tani po studiohen në trajtimin e osteoarthritis dhe artritit reumatik.

MODIFIKUESIT E KUNDERPERGJIGJES BIOLOGJIKE
Njihen ndryshe si “agjentët biologjikë”. Kjo kategori e re ilaçesh vepron në qeliza të caktuara të sistemit imunitar, të cilat janë përgjegjëse për shkatërrimin e kyçeve. Në këtë mënyrë, këto ilaçe të reja nuk kanë efektet anësore që kanë ilaçet tradicionale të përdorura deri tani. Nga mënyra se si veprojnë mbi sistemin imunitar këto ilaçe, i quajnë ndryshe edhe “bomba inteligjente”. Përdorimi i tyre po shkakton eufori në fushën e trajtimit të artritit reumatik, jo vetëm se po ka rezultate shumë të mira, por edhe sepse është një metodë krejtësisht e re mjekimi. Deri tani janë aprovuar dy lloje ilaçesh të tilla për përdorim të gjerë: ETANERCEPT (emri në farmaci: Enbrel) dhe INFLIXIMAB (emri në farmaci: Remicade)
ETARNECEPT (ENBREL)
Ky ilaç vepron mbi faktorin tumor-nekrotik që shkurtimisht po e quajmë FTN. FTN luan rolin kryesor në procesin e enjtjes dhe dhimbjes së kyçeve. FTN është një Citokinë, një lloj proteine që ndihmon në rregullimin e funksioneve të shumë qelizave përfshi ato që shkaktojnë inflamacionin e kyçeve. Ilaçi ekziston në formë inxheksioni dhe merret dy herë në javë. Pluhurin duhet ta ruani në frigorifer (jo tek akulli). Avantazhet e ilaçit: Përdoret në njerëzit kur ilaçet e tjera anti-reumatike sëmundje modifikuese nuk kane pasur efektet e dëshiruara. Gjithashtu, ilaçi mund të rekomandohet të përdoret edhe para se ilaçe të tjera të jenë përdorur.

Rezultatet janë të kënaqshme. Në 60-70% të rasteve që janë trajtuar me këtë ilaç, pacientët kanë pasur një lehtësim të theksuar të enjtjes dhe dhimbjeve në kyçe. Efektet vijnë shpejt në mëse dy javë dhe i duhet 3 muaj që të japë efektin maksimal. Studimi i ilaçit që ka zgjatur për mëse tre vjet tregon se ai ngadalëson shumë shkatërrimin e kockës, gjë e cila doli mëse e qartë nga analizat radiografike. Efektet anësore: Tek disa individë mund të shkaktojë probleme vetëm me inxheksionin, i cili është i vazhdueshëm (dy herë në javë). Gjithashtu, mund të jeni objekt më i lehtë për ca lloje infeksionesh. Nuk duhet të vaksinoheni gjatë periudhës që merrni ilaçin. Kostoja: Eshte shumë- shumë e kushtueshme. Rreth 250 dollarë në javë.

TABELA E ILAÇEVE anti-inflamacion jo-steroide ose IAJS
Ilacet anti-inflamacion jo-stereoide ose IAJS.(shkurtimisht) si Ibuprofen dhe Aleve, mund të ulin dhimbjen dhe shqetësimin, por ato nuk bëjnë asgjë për të ndalur përparimin e semundjes.

Me efekt afatshkurtër
Diclofenac potassium ::: Cataflam ::: 100-200 mg/ditë
Diclofenac sodium ::: Voltaren ::: 150-200mg/ditë
Diclofenac sodium me misoprostol ::: Arthrotec ::: 100-200mg/ditë
Shënim: Këto janë dozat e përcaktuara për pjesën Diclofenac sodium; doza e misoprostol ndryshon në varësi të fortësisë së ilaçit.
Etodolac ::: LodineLodine XL ::: 600-1200mg/ditë
Flurbiprofen ::: Ansaid ::: 200-300mg/ditë
Ibuprofen ::: AdvilMotrin IBNuprin—ilaçi i mëposhtem merret me recetë
Motrin ::: 200-400 mg/ditë çdo 4-6 orë, nuk duhet të tejkalohet sasia 1200 mg/ditë. Ndërsa për Motrin përdorimi është: 1200-3200 mg/ditë.
Ketoprofen ::: ActronOrudis KT—ilaçet e mëposhtme merren me recetë
Orudis–Oruvail ::: 12,5 mg çdo 4-6 orë sipas nevojës, 200-225 mg/ditë; 200 mg/ditë
Meclofenamate sodium ::: Meclomen ::: 200-400 mg/ditë
Tolmetin sodium ::: Tolectin ::: 1200 mg/ditë

Me efekt afatgjatë
Diflunisal ::: Dolobid ::: 500-1500 mg/ditë
Indomethacin ::: Indocin ::: 50-200 mg/ditë
Nabumetone ::: Relafen ::: 500-1000 mg/ditë
Naproxen ::: Naprosyn ::: 500-1000 mg/ditë
Naproxen sodium ::: Aleve—Ilaçi i mëposhtëm merret me recete
Anaprox ::: 220 çdo 8-12 orë 550-1100 mg/ditë
Oxaprozin ::: Daypro ::: 1200-1800 mg/ditë
Piroxicam ::: Feldene ::: 20 mg/ditë
Sulindac ::: Clinoril ::: 300-400 mg/ditë

Ilacet IAJS janë gjerësisht të përdorura sot. Ato heqin dhimbjen kur përdoren me doza të ulta dhe mund të heqin edhe inflamacionin kur përdoren me doza të larta. Në njëfarë mase aspirina tani konsiderohet si delja e zezë e këtij grupi ilaçesh. Të mirat që vijnë nga përdorimi barazpeshohen me të këqijat që sjell Përfitimet e ilaçeve IAJS.

Ilaçet e quajtura COX-2: Nëse keni probleme me stomakun, mund të përdorni ilaçet COX-2. Këto ulin dhimbjet dhe kanë më pak efekte anësore se aspirina dhe ilacet IASM. Ky ilaç ndikon në enzimën që prodhon trupi, që është përgjegjëse për dhimbjen dhe inflamacionin. Ilaçi i tillë që është aprovuar nga Ministria Amerikane e Shëndetësisë quhet CELECOXIB dhe në dyqan e gjeni me emrin CELEBREX. Përdoret 200-400 mg në ditë. Pra ky ilaç ka përparësinë se nuk dëmton mukozën e stomakut.

TERAPI E KOMBINUAR ME IASM
Megjithëse ilaçet IASM janë efektive kur merren individualisht, ato mund të jenë akoma më efektive nëse merren të kombinuara. Ky lloj trajtimi funksionon në mënyrë të ngjashme si trajtimi i kancerit me forma të ndryshme kemoterapie për të pasur rezultat maksimal. Kombinimet e IASM përfshijnë: METHOTREXATE dhe CYCLOSPORINE; METHOTREXATE dhe terapia-ANTI-TNF; METHOTREXATE e kombinuar me HYDROXYCHLOROQUINE dhe SULFASALAZINE. Studimet që krahasojnë përdorimin individual të IASM me përdorimin e kombinuar të tyre tregojnë se terapia e kombinuar ofron më tepër rezultate në pacientët, ndërkohë që efektet anësore dhe toxiciteti janë të po një niveli. Terapia e kombinuar ul enjtjen e kyçeve, rrit lëvizshmërinë e tyre dhe rrit gjendjen e përgjithshme shëndetësore. Avantazhet janë sidomos të dukshme pas 1 vit trajtimi, sidomos trajtimi me tre ilaëe në të njëjtën kohë./ballkan/

Komento