Home » Shëndetësi » Mjekimi dhe simptomat e gjëndrave tiroide

Mjekimi dhe simptomat e gjëndrave tiroide

Sëmundja e mbitiroidizmit që mund të njihet edhe si: tiroidet, hipertirozë, thyrotoxicosis, hyperthyroidism, mund të japë simptoma të ndryshme.

Shqetësimet mund të vijnë tinëz dhe shumë vetë mendojnë se shkaktohen nga stresi, mbingarkimi në punë apo lodhja e zakonshme. Shpeshherë kemi të bëjmë me një gjëndër të shkatërruar tiroidale. Me fjalën metabolizëm shprehet shpejtësia ose frenimi i djegies së substancave ushqimore në inde për të prodhuar energji, si dhe për zhvillimin e organeve të ndryshme të trupit.

Funksioni i gjëndrave tiroide varet shumë dhe nga sasia e jodit që hyn në organizëm. Gjëndrat tiroide kanë këto shenja dalluese: dalja jashtë e kokërdhokëve të syrit, sytë janë të shkëlqyeshëm e të gjallë, kanë dridhje duarsh, dobësim trupi, rrahje të zemrës të shpeshta dhe më të forta.

Shenjat
Të sëmurët me tiroide preken shpejt, qajnë lehtë, kanë dhimbje koke, lëkura rri e djersitur dhe e ngrohtë, shpesh e skuqur, kanë heqje barku, çrregullime menstruacionesh te gratë, shtrëngesa të gjoksit, bllokim të frymëmarrjes.

Funksioni i gjëndrës tiroide dobësohet nga: ndikimi normal i gjëndrës së hipofizës mbi tiroiden, çrregullimet që prekin gjëndrën, shkaqe të tjera të panjohura të cilat veprojnë drejtpërdrejt në gjëndër. Kjo është një sëmundje që prek më tepër gratë.

Gjëndra prodhon shumë hormone, si pasojë e kësaj trupi pëson disa çrregullime me rëndësi siç ishin ato që përmendën më sipër. Është një sëmundje që shoqërohet me zmadhimin e gjëndrës tiroide dhe shfaqet më tepër te gratë në çdo moshë. Gjëndrat zmadhohen në forma dhe në mënyra të ndryshme.

Gjëndrat mund të zmadhohen në mes ose në të dyja anët, apo njëra anë me përmasa të ndryshme, disa herë në një kohë të shkurtër, disa herë gradualisht. Gusha endemike quhet ajo sëmundje që shkaktohet nga mungesa e jodit në vendet malore.

Në këtë rast personat që preken shqetësohen nga pamja jo e bukur e fytit. Ata që jetojnë në zona malore zakonisht preken nga gjëndrat tiroide me mungesë jodi. Ndërsa ata që jetojnë në zonat bregdetare preken nga sëmundja me tepricë të jodit. Por ka dhe raste shumë të rralla që tek ndonjë person ndodh e kundërta. Gjëndrat tiroide me tepricë të jodit janë më të vështira për kurim sesa ato me mungesë jodi.

Mbitiroidizmi
Mbitiroidizëm kemi kur në trup ka më tepër tiroksinë se normalisht. Atëherë shtohet metabolizmi dhe trupi kalon në superxhiro. Mbitiroidizmi njihet edhe si hipertirozë dhe më parë njihej edhe si tireotoksikozë.

Mbifunksionimi i gjëndrës tiroidale është shkaku më i zakonshëm që ka më tepër tiroksinë në trup. Tepër tiroksinë në trup mund të ketë edhe në rastin e tiroiditit i cili është infektim kohëshkurtër i gjëndrës tiroidale. Kurse kur gjëndra tiroidale prodhon më pak tiroksinë kemi hipoterozë.

Në këtë rast ka një metabolizëm të ulët dhe trupi ndodhet në një gjendje xhiroje të ulët. Tek disa njerëz djersitja është jonormale dhe tregon për një problem shëndeti, ç’ka do të thotë se kjo djersitje e madhe shkaktohet nga tiroidet.

Duhet gjithmonë që pacientët me tiroide të trajtohen tek mjeku specialist pasi sa më shumë kalon koha aq më shumë probleme të tjera shëndeti dalin që do kërkojnë më shumë kohë për t’u kuruar krahasuar me rastin kur kërkohet ndihmë nga doktori që në rastin më të parë kur djersitja është e madhe.

Publikoje ne:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Print this article!