Mjekimi i infeksioneve urinare fëminore

Mjekimi i infeksioneve urinare fëminore

Me fjalën infeksion urinar (IU) kemi parasysh jo vetëm infektimin e urinës, po të krejt rrugëve të saj, duke filluar nga veshkat deri në pjesën përfundimtare-uretër.

Përsa i përket emërtimit, për vite të tëra ka patur shumë klasifikime, me ndarje e nënndarje të shumta, po asnjeri nuk arriti të plotësonte kërkesat e dëshiruara.

Së fundi është pranuar si më i përshtashëm emri IU (megjithëse dhe ky arbitrar). Infeksioni mund të japi dëmtime vetëm në rrugët e eliminimit të urinës, në mënyrë të veçantë në fshikëz; flitet për infeksione të rrugeve të poshtme urinare (IVU) ose cistite.

Në raste të tjera, infeksioni prek gjithë rrugët urinare, përfshi formacionet në brendësi të veshkave – bëhet fjalë për pielonefrite (PN). IU në fëmijë (sidomos në moshat e vogla), janë sëmundjet më të shpeshta të shkatuara nga mikrobet, duke u renditur në vendin e dyë, pas atyre të rrugëve të frymëmarrjes.

Hasen në të gjitha moshat, me shpeshtësinë më të madhe në të vegjëlit. Lidhur me seksin – gjatë muajve të parë të jetës, dominon seksi mashkull. Sipas disa autorëve 3-5% e femrave dhe 1-2% e meshkujve kalojnë IU në moshën e vogël (latantët) në shifra vjetore që luhaten në 1.7 për çdo 1.000 meshkuj dhe 3.1 për 1000 femra. Megjithatë, këto shifra janë të përafërta për arsye së në moshat e vogla, sëmundja nuk zhvillohet me shenja tipike.

E veçanta e IU (infeksioneve urinare) në fëmijë, është se kanë ecuri më të mirë dhe nëse kapen në kohë e trajtohen si duhet, përfundim më të favorshëm. Por zbulimi me vonesë dhe trajtimi jo korrekt mund të çojnë në dëmtime të rënda ndonjëherë dhe të pakthyeshme të veshkave. Ndërlikimi më i rëndë është PNK dhe IRK – një problem sa shëndetësor dhe shoqëror. Për ta bërë sa më të kuptushme, mjafton të kujtojmë se fëmija bëhet invalid pa dalë në jetë dhe prej këtij momenti, familja dhe shoqëria detyrohen të shpenzojë shuma kolosale për të. Shkaqet dhe shenjat Shkaktarët më të zakonshëm, janë mikrobet.

Për të dy sekset E.Coli, në mbi 80 deri 90 % të rasteve, i ndjekur nga Proteus. Ky i fundit haset më shpesh në meshkuj. Në këtë grup bëjnë pjesë dhe Klebsiellat, Enterokoku, Citobakteri, Providencia, Morganella, Serratia. Salmonela dhe Pseudomonas, hasen më tepër në fëmijë me probleme në rrugët urinare Stafilokoku dhe streptokoku, gjenden rrallë. Përsa u përket viruseve, hasen më rrallë duke dhënë cistite hemoragjike (më i zakonshmi Adenovirusi tipi 2).

Në raste tepër të veçanta, shkaktari mund të jetë ai i tuberkolozit. Candida e bardhë bëhet shkak për IU në raste pengesash në rrjedhjen e urinës Ndryshe nga të rriturit, shënjat e IU (infeksioneve urinare) në fëmijë, paraqiten mjaft të larmishme e shpesh jo tipike; dukuri të lidhura me një sërë faktorësh, në radhë të parë me moshën. Në fëmijët e vegjël, shpesh sëmundja zhvillohet me shenja që largojnë vëmendjen nga rrugët urinare. Nisur nga kjo, disa shenja të ashtuquajtura “spiune të IU” duhet të tërheqin gjithmonë vëmendjen.

Ja disa prej tyre: Rënie e ndjeshme e oreksit pa shkaqe të njohura – grindje pa shkak – ngadalësim i ritmeve të rritjes – vjelljet – diaretë e përsëritura – temperatura, të veçuara ose të përsëritura (në dukje pa shkak) – urina me erë të rëndë – albumina dhe gjaku në urinë – çrregullime të urinimit (djegie, dhimbje, urinim i shpeshtë, ndërprerje e urinimit).

Rruga e hyrjes së infeksionit
Shkaktarët e IU janë zakonisht banorë të zorrëve të cilët kalojnë në organet gjenitale dhe më tej ngjiten nga poshtë- lart gjatë rrugëve të urinës, duke arritur deri në veshka. Kjo është rruga kryesore. Ekziston dhe një rrugë tjetër e rrallë: me anë të gjakut. Haset më tepër në gjendjet septike të të porsalindurve. Në kushte të caktuara, në gjak mund të kalojnë shumë mikrobe, përshkojnë veshkat dhe dalin në urinë, pa dhënë ndryshime në rrugët urinare. Po krejt ndryshe ndodh nëse ka dëmtime të veshkave ose pengesa në rrugët e uinës. Në këto raste, përqindja e IU rritet ndjeshëm. Rruga limfatike ka qënë dhe mbetet e dyshimtë.

Faktorët të tjerë që favorizojnë
Ndërtimi anatomike – Afërsia e vrimës së jashtëqitjes, me organete e jashtme gjenitale (sidomos në femrat), favorizon kalimin e mikroorganizmave në rrugët urinare. Kapsllëku – Qëndrimi i gjatë i feçieve në zorrë (kapsllëku), ndihmon në shumëzimin e mikrobeve dhe kalimin e tyre me rrugë në sistemin urinar.

Qëndrimi i zgjatur i urinës në fshikëz – Zbrazia e plotë e fshikëzës së urinës dhe imuniteti specifik i mureve të brendëshme të saj përbëjnë faktorin kryesor mbrojtës. Sa herë që ky mekanizëm dëmtohet nga sëmundje ose pengesa ose mbajtja gjatë e urinës (fëmijët harrohen pas lodrave, kanë turp të shkojnë për të urinuar, në shkollë nuk ka banja të mjaftueshme apo të pastra etj), rritet mundësia e infeksioneve urinare.

Keqformimet e lindura ose të fituara
Aftësia mbrojtëse e organizmit dhe virulenca e shkaktarit (mjafton të përmendim infeksionet e marra në spitale, gjatë kateterizimeve, manipulimet në rrugët urinare etj janë një rugë infektimi. Bashkëveprimi midis shkaktarit dhe pritësit të infeksionit ka një rrol të rëndësishëm. Ai është studiuar mirë te E.Coli. Antigenet e tij O dhe K, prodhojnë toksina (më e njohura hemolizina) që ndikojnë në rritjen e virulencës së tij. Ndër faktorët që favorizojnë dëmtimin e veshkave është edhe mosha – Në fëmijët e vegjël mundësia e infeksioneve për të shkaktuar dëmtime të këtyre organeve është shumë më e madhe në krahasim me moshat e tjera.

Ky ndryshim lidhet me pjekurinë anatomike dhe funksionale të veshkave dhe përsosmërinë e mekanizmave të tjera antirefluks. Nëse për moshat deri në 3 vjeç, mundësia e cikatricave të kapura me anë të shintigrafisë arrin deri në 1/40, mbas kësaj moshë, përqindja bie jashtëzakonisht shumë. Me rritjen e fëmijës, IU gjithmonë e më tepër zhvillohen “sipas tipit adult”. Sa më i vogël fëmija, aq më e madhe mundësia për dëmtime të veshkave.

Koha e fillimit të mjekimit
Fillimi me vonesë bën të rriten deri në 4 herë dëmtimet renale në krahasim me ato ku mjekimi ka filluar në kohë. Studimet kanë treguar se nuk ka ndonjë ndikim vonesa me 3-4 ditë, po rrezikshmëria vjen në rritje, nëse kalojnë mbi 7 ditë pa mjekim. Ndikim ka zgjedhja e medikamentit të përshtatshëm dhe kohëzgjatja e tij. Dukuritë e shkaktarit – Mbi 80% të IU janë të shkaktuara nga E.Coli. Disa nga tipet e tij, sidomos ata të vendosur në veshka, kanë aftësi virulente me të mëdha, jo vetëm me ata të izoluar në feçie, po dhe në rrugët e poshtme urinare.

Kjo vërtetohet dhe me faktin se E.Coli, nga feçiet kalon në organet gjenitale, arrin deri në veshka, po nuk futet në brendësi të saj, as jep dëmtime pielonefritike. Keqformimet në çdo nivel ose RVU të çdo natyre rrisin mundësinë e IU me dëmtime të veshkave. Funksioni i fshikzës së urinës ka rol. Çdo rregullim (vezika neurogene, hipertroija e muskujve të qafës, valvula e uretrës posteriore etj), rrisin IU të shoqëruara me dëmtime të veshkave. Infeksionet kanë tendencë të përsëriten; sa më të shpeshta përsëritjet, aq me i madh rreziku për dëmtime të veshkave.

Shenjat kryesore të IU sipas moshës
Të porsalindur Latantë Fëmijë më të rritur

Temperaturë e lartë Vjellje Urinim i shpeshtë
ose e ulur Diare të përsëritura Djegie ose dhimbje gjatë urimit
Vjellje, diare, dehidrim Erë e rëndë e urinës Dhimbje mesi
Rënie në peshë Përplasje këmbësh Dhimbje në fund të barkut
Verdhëz e vonuar shoqëruar gjatë urinimit Enuresis
me mahisje të kërthizës Temperaturë Të lagur ditën dhe natën
Shenja të ngacmimit nervor Konvulsione Episode të ndërprerjes së urinës
Zbehje e lëkurës Mungesë oreksi Gjak në urinë
Anemi Zbehje Temperaturë

Forma të veçanta infeksionesh urinare

Karakterizohet nga gjetja e baktereve në urinë, pa asnjë shenjë klinike. Haset më tepër në vajzat e moshës shkollore dhe zakonisht zbulohet rastësisht (psh gjajtë një depistimi ose kryerjes së urokulturës për qëllime te tjera). Mungesa e shenjave shoqëruese (urinim i shpeshtë, djegie, dhimbje etj) dhe provat e mahisjes (eritrosedimet dhe PCR normal) është thelbësore për vendosjen e diagnozës. Mendohet se shkaktarët nuk kanë virulencën e duhur për të dhënë mahisje, janë si të thuash “të butë” (beninjë) – kanë zënë vend në organët e jashtme genitale, për të parandaluar mbivendosjen e bakterieve të tjera “agresive”.

Kujdesi për të sëmurin

Dieta – Nuk kërkohet ndonjë dietë e veçantë, po ajo duhet të sigurojë urinim të bollshëm, acidifikimin e urinës dhe jashtëqitje të rregullt. Urinimi i bollshëm – arrihet duke dhënë lëngje në sasi të mjaftueshme dhe në intervale kohe jo shumë të gjata. Lëngu me i mirë, është uji (sasia varet nga mosha, stina dhe humbjet me rrugë të tjera si djersë, diare, vjellje etj). Lëngjet ndikojnë në: eliminimin e mikrobeve që gjenden në rrugët urinare, pakësimin e veprimit të urinës tepër të koncentruar (sidomos me shumë kristale), mbi muret e këtyre rrugëve. Acidifikimi i urinës pengon shumëzimin e mikrobeve. Në uljen e pH të urinës ndikojnë produktet me mbetje acide, ndërsa ato me mbetje bazike veprojnë në të kundërt, alkolizojnë urinën (rritin pH), çka favorizon rritjen e mikrobeve.

Në acidifikimin e urinës ndihmojnë: të gjitha llojet e bukës (sidomos buka e zezë), poduktet me bazë mielli, makaronat, orizi; të gjitha llojet e mishit, peshku, molusqet, pula; veza, djathi. Legumet si thjerrzat, fasulet; frutat sidomos kumbullat dhe boronica.
Përsa u përket medikamenteve, është vështirë të përmblidhen në korniza, çdo rast gjykohet si i veçantë.

Komento