Mjekimi i karcinomit të fshikëzës së urinës

Mjekimi i karcinomit të fshikëzës së urinës

 Mjekimi i karcinomit të fshikëzës së urinësFshikëza e urinës është organ i cili e deponon urinën prej veshkave deri në eliminimin e saj prej trupit.

Sipërfaqja e brendshme e fshikëzës së urinës është e mbështjellë me epitel i njohur si epitel kalimtar, qëllimi i të cilit është ta mbrojë fshikëzën e urinës prej ndikimeve të urinës.

Te karcinomi i fshikëzës së urinës këto qeliza fillojnë të shumohen pa kontroll dhe i përfshijnë indet e shëndetshme. Sipas dr. Aleksandar Mickovski, specialist kirurg-urolog në Spitalin klinik “Acibadem Sistina” karcinomi i fshikëzës së urinës më shpesh paraqitet te njerëzit e moshës mbi 55 vjet, ndërsa faktori i rrezikut më i njohur është pirja e cigares.

Cilat janë simptomat?

Karcinomi i fshikëzës së urinës më shpesh manifestohet me gjakderdhje të padhembshme në urinë. Kjo gjakderdhje mund të jetë e dukshme ose të detektohet vetëm me mikroskop. Ndonjëherë mund të zbulohet në urinë krahas ekzaminimeve tjera. Shumë rrallë, por ndonjëherë djegia gjatë urinimit ka të bëjë me këtë sëmundje. Megjithatë, nuk ekzistojnë teste të cilat përdoren si skrining të karcinomit të fshikëzës së urinës.

Cilët janë faktorët e rrezikut?

• Pirja e cigares:llogaritet për faktor rreziku më të madh për zhvillimin e karcinomit të fshikëzës. Te duhanxhinjtë rreziku prej paraqitjes është për dy herë më i madh se sa te jo duhanxhinjtë. Substancat kimike të cilat e shkaktojnë kancerin gjenden në tymin e cigares, absorbohen përmes mushkërive në gjak, prej këtu filtrohen dhe arrijnë deri te fshikëza e urinës. Prandaj këto substanca kimike përmbajnë efekte kanceroze mbi fshikëzën e urinës.

• Profesione të caktuara: tumoret e fshikëzës së urinës paraqiten te punësuarit në industrinë për ngjyra, punëtorët të cilët punojnë me substanca kimike siç janë benzidini dhe betanaftilamini, s dhe goma, lëkura, prodhues të tekstilit, molerët, punëtorët e makinerisë, floktarët, shoferët e kamionëve. Faktorët e rrezikut, bashkë me rrezikun prej pirjes së cigares, te profesione të caktuar në mënyrë të shpejtë rriten.

• Faktorët tjerë të rrezikut: më shpesh paraqitet në moshën mbi 65 vjet. Për 3-4 herë më i shpeshtë te meshkujt për dallim te gratë. Rrezik faktorët tjerë janë infeksioni kronik i traktit urinar, guri në veshka dhe në fshikëzën e urinës, defekte të lindura të rralla të fshikëzës së urinës, konsumimi i pamjaftueshëm i lëngjeve, historia familjare e karcinomit të fshikëzës së urinës, pirja e ujit me arsen.

Si diagnostikohet?

Kur ekziston gjakderdhje në urinë bëhen procedura më moderne diagnostikuese të fshikëzës së urinës. Po ashtu, gjatë diagnozës mund të ndihmoje edhe citopatologjia urinare. Megjithatë, vlera diagnostikuese e këtyre studimeve në diagnozën e tumoreve të fshikëzës së urinës është shumë e ulët. Metoda më e mirë për këtë diagnozë është cistoskopia. Cistoskopi vendoset përmes kanalit të jashtëm urinar drejtpërdrejt në brendinë e fshikëzës së urinës. Ky është instrument si tub me “dritë të ftohtë” të inkorporuar dhe thjerrëza optike, nëse vërehen disa ndryshime anormale, mjeku mund të marre një copë prej indit. Me cistoskopi mundësohet edhe diagnoza patologjike.

Si mjekohet?

Sipas rezultateve prej patologjisë dhe rezultateve prej ekzaminimeve radiologjike (KT i abdomenit dhe legenit të vogël), MRI, caktohet faza dhe stadiumi i sëmundjes, sipas së cilës caktohet metoda e mjekimit. Pa progresion në indin muskulor të fshikëzës së urinës, mjafton të zbatohet TUR (BT) (heqja e tumorit me metodë endoskopie). Më tutje, pacientët kontrollohen me cistoskopi në intervale të rregullta. Vëzhgimi është i rëndësishëm pasi që tumori i fshikëzës së urinës përsëritet për 75 për qind në dy vitet e para. Te tumoret me rrezik të lartë duhet të administrohet ilaç në fshikëzën e urinës.

Tumoret të cilat janë në stadium të avancuar deri në indin muskulor, por të cilat nuk janë përhapur në nyejt limfatike dhe organet hiqet me cistektomi radikale. Gjatë këtij trajtimi të fshikëzës së urinës hiqet prostata dhe nyejt fqinje limfatike. Pastaj bëhet fshikëz e re urinare ku deponohet urina e pacientit ose përdoret tub, i cili lidhet me qese dhe vendoset drejtpërdrejt në lëkurë. Te disa pacientë trajtimi përbëhet prej: intervenimi kirurgjik, terapia me rrezatim dhe kimioterapia. Sa i përket metastazës (nëse është përhapur në organet tjera) në trajtimin e sëmundjes përdoret kimioterapia.

Terapia me rrezatim në Spitalin klinik “Acibadem Sistina” realizohet me akceleratorin më të sofistikuar Trilogy, me përdorimin e 3D CRT (radioterapi komformale) dhe IMRT (radioterapi me intensitet modular)./gazetaexpress/

Komento