Mjekimi i shume semundjeve fshihet tek ushqimet

ushqim

Keni probleme me anemine apo lodheni shpejt? Mjekimi i shume semundjeve te cilat shfaqen tek femrat eshte i fshehur tek ushqimet.

Hidhini nje sy pese ushqimeve fantastike te botuara ne revisten Reader’s Digest per t’u mbrojtur nga kanceri i gjirit apo demtimi i kockave ne te ardhmen:

Mishi: Ne krahasim me meshkujt anemia shfaqet me shume tek femrat. Niveli i ulet i hekurit ne gjak shkakton nje lodhje te pergjithshme. Tek mishi pa yndyre gjendet me shume hekur dhe me pak yndyre. Ne 100 gram mish te pa pjekur gjenden 3 miligram hekur dhe 3 gram yndyre. Mishi ben te mundur shtimin e energjise dhe mund t’ju ndihmoje te dobesoheni.

Papaja: Papaja eshte nje frut tropikal qe permban dyfishin e vitamines C qe permban portokalli. Shtojeni kete frut ne sistemin mbrojtes ndaj semundjes se temthit. Nje papaja me peshe 300 gr permban 188 miligram vitamine C dhe 119 kalori

Fare liri: Bukepjekesit e perdorin kete produkt per t’i dhene me teper shije dhe finese prodhimeve te tyre. Por shkencetaret thane se eshte e pasur me ostrogjen. Shkencetaret te cilet shtuan faren e lirit ne ushqimin e femrave me kancer vertetuan ndikimin e saj ne ngadalesimin e zhvillimit te kancerit. Keket tuaj mund t’i zbukuroni me farera liri. Ose ne mengjes mund te konsumoni ushqime me farera liri.

 Tofu: Produktet e pasura me proteine ulin kolesterolin dhe forcojne kockat. Isoflavone i gjendur ne soje ka nje konstrukt te ngjashem me ostrogjenin. Sipas nje studimi te bere mbi disa njerez 90 miligram isoflavone eshte e dobishme per kockat dhe vecanerisht per palcen kurrizore. Ndersa ne nje studim tjeter pohohet se nje mase prej 50-75 miligram isoflavone ne dite eshte e dobishme. Gjysem filxhani tofu permban 25-35 miligram isoflavone.

 Lakra e zeze: Pervec permbajtjes ne sasi te larte te kalciumit dhe vitamines D disa shkencetare treguan se permban edhe vitaminen K, mbrojtese e kockave. Studiuesit pohuan se tek femrat te cilat konsumojne produkte te pasura me vitamine K rreziku i plasjes se legenit eshte 30 % me i ulet. Shkencetaret te cilet pohuan se edhe zarzavatet si lakra e Brukselit, spinaqi, brokoli jane nje burim i mire vitaminash theksuan se nje sasi e vogel lakre e zeze eshte me e mira ne mes tyre.

Komento