Të gjitha femrat e dinë se, armiku më i madh për pamjen e tyre, është celuliti.Kjo dëshmohet nga fakti që tregu i preparateve kundër celulitit është në një rritje të vazhdueshme.
Ky treg është zgjeruar edhe në teknologjinë e tekstilit, në formë të pantallonave apostafat, të cilët premtojnë se e largojnë celulitin për vetëm 28 ditë.
Këta pantallona mund t’i bartni nën rroba dhe të punoni gjatë ditës pa problem.Vakoal”, prodhuesi japonez i rrobave të brendshme, ka paralajmëruar debutimin e prodhimit të tij revolucionar “iPant”.
Në fakt, bëhet fjalë për pantallona elastikë, me veshjen e të cilëve vjen deri te zvogëlimi vizual i paraqitjes së celulitit në bel, kofshë dhe ije, ku sekreti i veprimit qëndron mu në stofin e pantallonave.
Pantallonat “iPant” janë bërë nga ‘Novarel Slim’, që është një material i najlonit i përbërë nga kapsulat e vogla, poroze të kafeinës.
Kafeina është një stimulues i njohur i cili rritë qarkullimin e gjakut dhe ka efekt të djegies së dhjamit.
Përpos kafeinës, ‘Novarel Slim’ përmban edhe retinol, ceramid, vitaminë E dhe aloe vera.
‘Novarel Slim’ vepron në fërkimin e natyrshëm i cili krijohet midis rrobave dhe lëkurës, ashtu që liron substancat aktive të cilat veprojnë në lëkurë dhe shkatërrojnë qelizat e celulitit.
Kjo teknologji nuk shkakton alergji dhe mund të qëndrojë deri në 100 larje.
Këta pantallona do të duhej që ta tregonin efektin e tyre për 28 ditë, ku thuhet se rezultatet janë të përhershme.
Pantallonat “iPant” pritet që të paraqiten në treg më 10 shkurt 2011.




mfalni a mundni te me treegoni se ku mund ti bleej kto pantollone se shum pom wyn kur te dalijn te nshiitjje ku mund te gjeej per ti bleer a>
ju luutem te me ktheeni pergjigjjje
ku duhet te bilen kta pantolla dhe sa esht qmimi i kty
Per 28 dit sa kg hiqen
Ju lutem tregomi
ku mund ti blejme keto pantallona ipant, apo akoma nuk kane arritur ne Shqiperi?
Mund te na thoni ku gjenden keto lloj korsesh…
Nese nuk ka ne shqiperi atehere ku mund ti gjejme….
Ku mund ti gjejme keto pantallonat apo jane vetem per kinezet?!
ju lutem me tregoni a ka ne kosove me ble edhe me tregoni ne cilin vend shiten?
Ju lutem a gjinden në Kosovë me u ble këto pantollona dhe sa është qmimi i tyre.
Paraprakisht falënderuese
Ja tani do i kishim porosit po na tregoni ku a mund te porositen shetet tjera
Ju lutem na dergoni pergjigjen ku mundem mi porosit
Me Respekt A.K