Home » Modë & Estetikë » Këshila për mirëmbajtje të fytyrës

Këshila për mirëmbajtje të fytyrës

mirmbajtja-e-fetyresDisa këshilla nga saloni i ondulimit dhe zbukurimit COIFFEUR & FRIZER YMERI për mirëmbajtjen e fytyrës.

Poashtu edhe disa lloje të maskave më interesante, e që ato maska mund ti përgatisim vetë në kushte të shtëpisë. Ja disa prej tyre.

Vitrinat e dyqaneve janë plot me produkte për lëkuren dhe shumë prej tyre premtojnë heqjen e rrudhave, disa zbutjen e lëkurës e të tjera janë kundër acarimit dhe infektimit.

Maskat që i rekomandojnë ekspertet e salonit të ondulimit dhe të zbukurimit coiffeur & Frizer Ymeri përmbajnë Acide Alfat Hidroksike. Këto acide vijnë nga ushqime natyrale si qumështi, portokalli, limoni, sheqeri etj. Disa nga këto acide mund edhe të prodhohen kimikisht.

Dermatologët janë të sigurt se këto acide zbusin lëkurën dhe ndihmojnë në procesin e largimit të qelizave të vdekura duke sjellë në pah qelizat e reja dhe të shëndetshme.

Në të njëjtën kohë këto acide kurojnë dëmtimin e lëkurës nga rrezet e diellit, këtu nuk bëhet fjalë për djegien e lëkures, por për efektin qe ka dielli mbi fytyrën e ekspozuar prej një kohe të gjatë (rrudhat, pigmenti, qukat etj.)

Ata që i kanë përdorur Acidet Alfa-Hidroksike për një kohë të gjatë dhe në mënyrë sistematike kanë treguar shenja përmirësimi në zbutjen e lëkurës, rrallimin e rrudhave dhe largimin e qelizave të shtresës së vdekur sipërfaqësore të lëkurës.

Por duhet të kini kujdes, sepse përdorimi i kremrave që përmbajnë këto acide e bën lëkurën shumë të ndejshme ndaj rrezeve diellore prandaj duhet përdorur patjetër krem plazhi kudra djegjes së lëkurës.

Kohët e fundit po prodhohen dhe tone që përmbajnë krem që të mbron nga dielli me numër 15 apo 16 dhe kjo përbën një zgjidhje fantastike.

Shoqëria duhet te sensibilizohet ndaj përdorimit të kremit të plazhit veçanërisht në fytyrë por edhe në krahë, jo vetëm për të ndaluar procesin e plakjes së lëkurës por edhe për t’u ruajtur nga kanceri i lëkurës.

Maska për fytyre te yndyrshme!

1 të bardhtë e vezës
1 lugë të gjellës lëng të karotave
2 lugë miell
Përzihen mirë të gjitha këto, dhe masën e fituar e shpërndan në fytyrë. E len të qëndrojë 20 minuta, pastaj fytyrën e shpërlanë me ujë të nxehtë.

Maska nga vezët (për lëkurë më të butë)

1 të bardhte e vezës
2 lugë miell
1 lugë mjaltë
Së pari përzihet te bardhte e vezës e pastaj i shtohet mjalti e më pastaj edhe mielli. Maska e fituar shpërndahet nëpër fytyrë dhe e len të qëndrojë derisa të teret. Pastaj fytyra shpërlahet me ujë të nxehtë.

Maska me Mjaltë

Mund ta lyeni fytyrën me mjaltë pasi ta keni pastruar atë mirë. Pas 20 minutash mund ta shpërlani fytyrën me ujë të vaket.
Mjalti ndihmon për ta stabilizuar hidratimin e qelizave.
Për të sheshuar rrudhat

1 te verdhte e veze
1luge kos
1 luge mjaltë
Përzihen te gjitha këto bashkë deri sa te fitohet një krem të butë. Shpërndajeni nëpër fytyrë dhe në qafë dhe lëreni të veprojë 15 minuta. E më pastaj shpërlajeni fytyrën me ujë të vakët.

Maska me Portokall dhe Mjaltë

Është ideale për të krijuar një efekt energji dhënës në lëkurë. Kjo maskë përgatitet shumë shpejt.

Lyhet fytyra me 3 luge mjaltë (duke evituar zonat rreth syve) dhe pastaj shpërndaje mbi të lëkurën e portokallit (kjo e grire imët). Lëreni te qëndrojë 10 minuta dhe shpërlajeni fytyrën me ujë te vaket.

Maske me banane (për lëkurë te yndyrshme)

1 banane e pjekur dhe e shtypur
1 luge kafeje kos natyral
1 luge kafeje lëng limoni

(Autori është frizer profesionist nga Prizreni)

Publikoje ne:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Print this article!

37 Responses to " Këshila për mirëmbajtje të fytyrës "

  1. besa says:

    mirdita jom besa nga zvicra faleminderit per kshillat ejuja

  2. tina says:

    flm shum per keshilla gjdo jan te mir se ardhura qaooooo klm

  3. danjela says:

    Ka ndonje me te thjesht.faleminderit

  4. teuta says:

    mirmrama une kam probleme shum me akene ekam fetyren te yndyrshme ju lutem a munden te mi japni do keshilla nga ju???

  5. admin says:

    Pershendetje Teuta

    1.Duhet te perdorni me shume produkte seborregullues ose lehtesisht neutral, me PH izoepidermik (si.psh sapun PH).
    2.Trajtoni fytyrën me produkte cilësore me përbërës organikë si: kamomil, kamfor, kalendula etj.
    3.Lani duart përpara aplikimit.
    4.Mos ndërhyni me duar te puçrrat ose pikat e zeza, sepse janë shenja inflamacioni.

  6. megi says:

    ju lutem a mund te me tregoni se si mund te hiqen njollat e fytyres te shkaktuara nga dielli qe jane kafe?

  7. linda says:

    ju lutem a mund te me tregoni se cfare maskash mund te perdoren ne kushtet e shtepise per heqjen e njollave qe jane shkaktuar nga dielli?

  8. nazmije says:

    ju lutem a mund te me tregoni se cfare maskash mund te perdoren ne kushtet e shtepise per heqjen e njollave qe jane shkaktuar nga dielli?

  9. besa says:

    tung a kishit me me rekomandu diqka per mi mbajt syte ma te fryte

  10. besa says:

    a mund te me tregoni si mund te hiqen njollat e shkaktuara nga dielli

  11. mirela says:

    mund te me tregoni si mund te heq aknet nga fytyra

  12. aida says:

    A mund mem tregu se keto maskat a vetem nje her duhet te perdoren a me shume dhe sa?

  13. aida says:

    Tretësirë uthulle kundër akneve

    Në një litër ujë të vluar, të ftohur, shtoni një lugë(ose nje filxhan kafe)uthulle të mollës. Me një pambuk vendoseni tretësirën në fytyrë çdo natë para se të flini dhe skuqja do të pakësohet nga dita e dytë, po ashtu to të zvogëlohet edhe numri i akneve.Mirela perdore vertet do te ndimoje qe te zvoglohet shume numri i akneve ne fytyr

  14. liridona says:

    a mund te me tregoni ndonje maske per fytyre te thate ??

  15. ibja says:

    ju lutem me keshilloni kam nje lekur pa puqerra por ekam me gjur te kaft me ka mbet pre shtatezanis

  16. admin says:

    Pershendetje
    Do ju keshilloj te vizitoheni tek nje Dermatolog.

  17. edona says:

    mfal a kamundesi ndoonjje keshill per vetulla ju lutem per daljen e vetullave ndonje mask apo krem faleminderit per mirkuptim pres pergjigje tuaj me respekte

  18. dona says:

    e kam fytyren e yndyrshme edhe ne kohen e veres me dalin do njolla po pas ni kohe hiqen a muneni mem ndimu najsen

  19. lena says:

    keshillat shum tmira po une kam nevoj se si ti menjanoj njollat ne fytyr kafe i kom prej se jom lind tani jom 20 vjet dhe nuk mu kan hek vetem jan paku pak ama gjat veres shumohen ma shummm me nevojittet ni keshill nga ju se si te heken kto njolla

  20. timja says:

    mirdita a kishit mundur mem tregu si mej largu puqrrat qe me dalin gjat kohes se menstuacioneve se tani po me bohen pika te zeza prej tyre kalloni mir

  21. dita says:

    mirdita e kom fytyren e that qfar pomade me rekomandohet

  22. lela says:

    pershendetje jam lela a ka mundesi je keshill e kam
    elkuren te that dhe rrudha ne fytyr

  23. igballe says:

    qka me keshilloni per fytyre te thate dhe me njolla ngjyre kafe dhe tek qeskat esyve te cilet ne te shumten e rasteve me fryhen dhe nxihen ,dhe gjate veres me rrudhen.kam shume probleme me fytyre ,dhe poashtu rreth buzeve.

  24. alda says:

    cfare me keshilloni ju lutem per heqjen e qukave ne fytyre.
    ju lutm me jepni nje sugjerim sa me shpejt te jete e mundur.

  25. dona says:

    une jam dona kam problem ne fytyr nga njollat a kisha mujt mi largu njollat ne fytyr qysh duhet se paku mi largu.. tung ju pershendes te gjithve

  26. ester says:

    kam nje lekure te mbushur me pika te zeza dhe quka doja disa keshilla si ti eleminoj .Falemindrit dhe ju lutem me ktheni pergjigje

  27. ana says:

    doja te dija se si mund te hiqen pikat e zeza ne fytyre …nuk kam shume por ato qe kam pasur i kam preku me dore doja te me jepni ju nje keshille ju lutem me ktheni pergj nese mundeni.

  28. menda says:

    un kam problem me akne shum ju lutem ka mundesi ndonje keshill ma konkrete .lekura ime esht jashtzkonisht e yndyrshme edhe smundem asesi ti eliminj aknetsa me veq me shpeshtohen edhe me bejn shum te stresuar ,ju lutem a kamunesi mem tregu me qka me pastru fytyren ,,,,,Ju falemderit per mirkuptim

  29. taura says:

    faleminderit per keshilla dhe mirembajtje te lekures
    por tu kisha lutur qe te na tregoni diqka edhe per largimin e rrudhave nese ka diqka
    me respekt lani

  30. JeTaA says:

    ju lutem a mund te me tregoni se si mund te hiqen njollat e fytyres te shkaktuara nga dielli qe jane kafe?

  31. ana says:

    ckemi flm per mesazhet por te lutem mun te me thuash si hiqen qukat ne kushtet e shtepise?

  32. rezarta says:

    ne pjesen e ballit dhe anesh syve me kan dale njolla te errta nga plazhi,ju lutem me jepni nje maske ne kushtet e shtepise.

  33. shqipe says:

    pershendetje doja te me keshillonit se qfar krema apo ndonje gje tjeter te perdor per ti eleminuar qukat e fytyres sa here rrezitem ne diell me shpeshtohen pre nje pergjigje

  34. ismelda says:

    pershendetje cfar me keshilloni qe te perdor per te eleminuar qukat e fytyres ndonje krem apo do nje maske qe mund te pergatitet ne kushtet e shtepise te lutem me kthe pergjigje flm

  35. najadajustin says:

    pershendetje , cfare maske ne kushtet e shtepise mund te me keshilloni per te hequr aknet , ju lutem me ktheni pergjigje !flm.

  36. eliona says:

    un kam probleme me pikat e kafta ne fytyr me jepnica keshilla

  37. dafina says:

    pershendetje une jam dafina dhe fytyra ime permban gogja puqrra dhe nganjeher me duket vetja aq e shemtuar saqe nuk me jepet te dal ne ndonje hapsir me njerez kam perdorur shum krema jam kontrolluar dhe asgje sukses nga keto tni e perdor nje krem e perpunuar nga mjalti dhe ka ndryshuar fytyra ime shum pak por me mir se si ka qen me heret kisha dashuq qe te tregoni adresen tuaj qe te mundemi te vijm ok ju pershendes

Komentoni