Home » Modë & Estetikë » Maskë kunder rrudhave

Maskë kunder rrudhave

Tani më në fund do të mund të eleminoni shfaqjen e rrudhave në fytyren tuaj, si dhe të pakësoni ato që keni aktualisht në lëkurë. Mjafton që t’i trajtoni lëkuren e fytyres me një maskë e cila është e pasur me përbërës natyral të cilat kanë një efekt të mrekullueshëm. Kjo maskë është për të gjitha tipet e lëkures, për rrudhat afër syve, si dhe përmirëson të gjitha tipet e lëkures.

1 banane

1 lugë krem të ëmbël

1 lugë mjaltë

Në një tas përzieni ½ e bananes me një piru, e shtypni mirë atë pastaj shtoni me radhë përbërësit e tjerë, kremin dhe mjaltin. Më pas, përzieni mirë me një mikser të gjithë së bashku dhe vendoseni masken mbi fytyrë. Masken e lini të qëndrojë 15-20 minuta dhe në fund e shpërlani me ujë të vakët. Vendosni një krem hidratues, për të mbajtur lëkuren tuaj sa më shumë të freskët.

Publikoje ne:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Print this article!
© 2014 Keshilla.NET · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress