Home » Modë & Estetikë » Njollat e moshës

Njollat e moshës

Një nga trajtimet natyrale me të mira për tu përdorur në kushtet e shtëpisë është Vaji i Virgjër i Arrës të Kokosit për shkak të vetive anti-oksiduese si dhe të aftësisë për tu absorbuar nga lëkura.

Ai vepron direkt në strukturat qelizore duke ndihmuar në rinimin e lëkurës. Vaji i parafinuar i arrës së kokosit është më i qëndrueshëm se shumë vajëra të tjerë bimorë të rafinuar.

Ndonëse ka rekomandime për përdorimin e vajit të arrës së kokosit edhe në dietë, Qendra “Dr APETRI” anon nga ekspertët të cilët nuk e rekomandojnë një gjë të tillë. Nga vajërat e ullirit, avokados, kikirikut dhe sezamit të cilët rekomandohen për konsum nga ekspertë të ndryshëm si zgjidhje për për parandalimin e rrudhave, qendra jonë rekomandon vetëm VAJIN E VIRGJËR TË ULLIRIT.

Ky produkt mund të gjendet lehtësisht në kushtet e vendit tonë, i përshtatet kulturës shqiptare të të ushqyerit dhe ka veti ushqyese sipërore në krahasim me çdo lloj vaji tjetër bimor. Përveç vetive të njohura ushqyese, vaji i ullirit ka cilësi që janë shumë të rëndësishme për shëndetin e lëkurës, përfshi përbërësit me veti anti-oksiduese që përmirësojnë elasticitetin e lëkurës.

Një tjetër preparat që mund të përdoret kundër njollave të moshës në kushtet e shtëpisë është vaji i kastorit (sugjerohen variante pa aromë). Ky preparat rekomandohet sidomos për njollat poshtë syve. E bardha e vezës është gjithashtu e rekomanduar për forcimin dhe përmirësimin e elasticitetit të lëkurës. Uthulla e holluar e mollës (e holluar me ujë të distiluar) ndihmon në balancimin e nivelit të pH-it të lëkurës.

Trajtimeve të mësipërme të cilat realizohen në kushtet e shtëpisë, mund tu shtohen disa trajtime më speficike të cilat gjithsesi mund të sigurohen lehtësisht në farmaci dhe njësi tregëtimi preparatesh kozmetike.

Dermatologët rekomandojnë produkte që përmbajnë vitamina C dhe E si produkte me veti anti-oksiduese. Produktet që përmbajna AHA (nga anglishtja Alpha Hydroxy Acid) ndihmojnë në eleminimin e shtresave të vdekura të lëkurës për të dhënë një pamje të rinuar.

Publikoje ne:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Print this article!
© 2014 Keshilla.NET · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress