Home » Modë & Estetikë » Për ngritjen e gjinjve

Për ngritjen e gjinjve

Është fakt se nuk mund të shtyhemi me forcën e gravitacionit, mirëpo ekzistojnë disa truqe, me anë të të cilave mund të lehtësohet veprimi i forcës së peshës.

A ju ndodh që vetë ideja për të veshur një bluzë to hollë pa krahë ose të ngjitur për trupi të shuhet nga mendimi: po gjinjtë e mi janë shumë të rrafshët?

Nëse nuk jeni adoleshente dhe nëse Zoti nuk ju ka falur gjinj të fortë, sipas të gjitha gjasave gjinjtë tuaj janë të lëshuar teposhtë. Fatkeqësisht, as ushtrimet më të vlefshme nuk mund ta pengojnë lëshimin e gjinjve, sepse madhësinë dhe formën e tyre e përcaktojnë faktorët trashëgues dhe sasia e yndyrave, dhe jo muskujt në inde.

Lajmi i mirë është se ekzistojnë mënyra, me anë të të cilave mund të pengohet dhe të ngadalësohet varja e gjinjve. Gjinjtë tuaj MUND të duken të plotë dhe të fortë…

Masazhi. Nëse nuk mund t’ia lejoni vetes trajtimin e përforcimit të gjinjve në ndonjë sallon kozmetik, atëherë forcojini muskujt e gjinjve me këto ushtrime.

1. Merrni dy pjata- njërën mbusheni me ujë të nxehtë, aq sa mund ta duroni, ndërsa tjetrën mbusheni me ujë të ftohtë. Një leckë të leshtë lageni edhe me ujin e nxehtë, edhe me ujin e ftohtë dhe vendosin në gjinj.

2. Me pjesën e pasme të dorës goditeni lehtë pjesën e poshtme të gjinjve, nga poshtë-lart. Bëjeni këtë ushtrim së paku pesë minuta.

3. Përmirësojeni qarkullimin në gjinj, duke i masazhuar ato në drejtim të kundërt me rrotullimin e orës. Për masazh shfrytëzoni vajra dhe losione speciale.

Ushtrimet

Edhe pse forma e gjinjve nuk mund të ndryshohet edhe me ndihmën e ushtrimeve, muskujt e gjoksit mund të forcohen, me ç’rast edhe gjinjtë do të duken më bukur. Me anë të ushtrimeve, në fakt, forcohen indet nën gjinj dhe pengohet lëshimi i tyre.

Merrni në duar pesha të lehta, lakoni lehtësisht bërrylat, ndërsa shuplakat mbani të kthyera drejt njëra-tjetrës. Duart ngadalë afroni dhe largoni. Bëni kështu tre seri nga njëzet ushtrime.

Këtë ushtrim bëjeni rregullisht (tri apo katër herë në javë) për një periudhë tre apo katër javëshe, derisa t’i vëreni rezultatet e para.

/Telegrafi/

Publikoje ne:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Print this article!
  • dona

    kisha pas deshir pak ma shum me dit per gjoksin per me pas ma te qum nese muj me koktaktu me email ok faliminderit per ktu keshilla shum te mira sidomos per femra

© 2014 Keshilla.NET · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress