Home » Modë & Estetikë » Si të visheni për një intervistë për punë?

Si të visheni për një intervistë për punë?

Si të visheni për një intervistë për punëTë gjesh veshjen e duhur për një intervistë punësimi nuk është gjë e lehtë.

Natyrisht që gjithçka varet para së gjithash nga natyra e vendit të punës, por megjithatë mjafton që të ndiqni disa rregulla bazë si më poshtë.

Jini vetvetja

Përpara se të përzgjidhni veshjen, duhet të keni parasysh se intervista do të shkojë shumë më mirë në rast se ju ndjeheni mirë në rrobat tuaja. Prandaj, është mirë të gjeni një veshje në të cilën do të ndjeheni mirë, por edhe nëse ju duket e vështirë, mos u shqetësoni. Në treg mund të gjeni gjithçka.

Kostumi, një veshje klasike?

Është e domosdoshme për një femër të ketë në gardërobën e saj të paktën një palë pantallona klasike të drejta e të zeza, një fund të zi, një xhaketë dhe një këmishë të bardhë. Në mënyrë që të mos ngatërroheni, mjafton që të zgjidhni pantallonat apo fundin klasik dhe gjithçka është në rregull. Shoqërojini me këpucë me taka të ulëta apo të mesme.
Nëse doni diçka të veçantë, vini rruaza origjinale apo një shall të lidhur në qafë. Mund të vishni edhe një kostum bezhë apo gri, por e mira është të jeni të përmbajtur në veshje.

Duhen evituar:

• Trukimi i tepruar: përdorni një pudër të lehtë për tonin, pak rimel për të zmadhuar shikimin.
• Minifundi: ai mund të përdoret në mbrëmje apo në fund-javë, por jo në ambientin e punës.
• Çamçakëzi: duhet evituar në mënyrë absolute!
• Këpucët tepër të rehatshme dhe pa forma: ato i japin ndonjëherë veshjes suaj një stil tepër të çliruar.
• Shapkat dhe sandalet: edhe në mes të verës, është mirë që këpucët tepër të hapura të mbahen në orare të tjera.
Dhe në fund mos harroni se gjithçka varet nga qëndrimi juaj, kështu që mos mbështesni gjithçka vetëm në paraqitjen tuaj të jashtme!

Publikoje ne:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Print this article!
© 2014 Keshilla.NET · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress