Sipas fjalëve të dermatologut, ekzistojnë shumë gënjeshtra rreth kujdesit për fytyrën dhe trupin në përgjithësi
Kozmetika
Miti: Pastrimi mekanik i fytyrës sjell deri tek përhapja e poreve dhe shfaqjes së njollave në fytyrë.
E vërteta: Pas tretmanit tek grimeri profesionist dhe vendosja e maskave speciale, poret me siguri se nuk do të përhapen. Në kushtet shtëpiake mund ta aplikoni tretmanin për t’u ruajtur nga lëkura problematike midis dy vizitave që i keni bërë grimerit.
Masazhi i fytyrës
Miti: Masazhi për fytyrë ndikon në plakjen e saj më të shpejtë.
E vërteta: Efekti është krejt i kundërt – masazhi për fytyrën ndikon në tërheqjen dhe shtrëngimin e fytyrës, përmirëson qarkullimin e gjakut si dhe parandalon shfaqjen e rrudhave. Për masazh duhet të zgjidhni kremin i cili i përshtatet lëkurës suaj.
Pilingu
Miti: Pilingu me kripën e kuzhinës në mënyrë efikase pastron lëkurën.
E vërteta: Secilin piling duhet vendosur me kujdes, si dhe me kujdes duhet aplikuar udhëzimet për përdorim. Pilingu sugjerohet më shpesh se një herë në javë, me kusht që lëkura të jetë e shëndoshë, pa procese infektuese apo alergji. Piling me kripë të kuzhinës për fytyrën nuk duhet të ketë, atë mund ta aplikoni në bërryla dhe thembra.
Kremi i natës
Miti: Kremin e natës duhet vënë pak para se të flini.
E vërteta: Mënyra jo e duhur e vendosjes së kremit në fytyrë dhe përreth syve ndikon që në mëngjes të dukeni si e ënjtur dhe me qeska nën sy. Pa marrë parasysh se për cilin krem kemi të bëjmë, atë duhet vendosur së paku një apo dy orë para gjumit.



