Celuliti konsiderohet patologji dhe është një nga problemet më shqetësuese te femrat. Në rastet me celulit, sasia e yndyrës është mbi limitin standard të normales, domethënë mbi 22 për qind të peshës trupore.Nëse nuk merren masa, celuliti do të akumulohet në vazhdimësi. Për ta luftuar ose parandaluar atë, duhet një aktivitet fizik i pandërprerë. Në rastet ekstreme duhen bllokuar burimet e yndyrave, të sheqerit dhe të brumërave. Duhet konsumuar një sasi e madhe uji deri në 3 kg në ditë, sepse oksigjeni që përmban uji e eliminon celulitin në një masë të konsiderueshme. Trajtimet estetike
Për të luftuar celulitin ekzistojnë mjaft produkte kozmetike me bazë bimore, të cilat ndihmojnë në parandalimin, përkeqësimin e deri në eliminimin e tij. Pikë së pari, duhet pasur parasysh se trajtimet për celulitin duhet të nisin që nga marrja e produkteve nga goja për të realizuar kurimin e brendshëm të tij.



