Modeli French sërisht në modë

french

frenchJu pëlqejnë thonjtë e rregullt dhe natyral?
Sot do t’ju paraqesim disa ide se si të keni thonj natyral dhe të shëndetshëm. Ngjyrat e përdorura janë ato të cilat krijojnë idenë e thonjëve natyral, pasi karakterizohen nga një bezhë e lehtë, e bardhë tek maja e thonjëve dhe një forcues të tejdukshem.

Së pari, masazhoni dhe pastroni duart tuaja nga njollat, ose papastërtitë që mund të gjenden tek thonjët. Thonjët nuk duhen të jenë as shumë të gjatë as shumë të shkurter. Jepuni me limë një formë vezake.

Lyeni thonjët me një shtresë të trashë manikyrë bezhë natyrale, dhe e lini të thahet.

Komento