Mohimi mendor i shtatezanise, pakti i fshehte i trupit dhe i mendjes

Mohimi mendor i shtatezanise, pakti i fshehte i trupit dhe i mendjes

A mund te jeni shtatezene dhe te mos e dini per nje kohe te gjate ose gjate gjithe shtatezanise? Po, kjo gje eshte e mundur.

Mund te ndodh qe nje femer te jete shtatezane dhe trupi dhe mendja te bejne nje pakt qe ve ne livizje nje mekanizem qe njihet me termin mohim mendor i shtatezanise.

Cfare eshte ky mekanizem?

Eshte nje gjendje psikologjike gjate se ciles nje femer injoron teresisht faktin qe eshte shtatzene. Kjo mund te zgjase per disa muaj apo te vazhdoje deri ne momentin e lindjes. Ne rastin e pare kemi te bejme me nje mohim te pjesshem te shtatezanise dhe ne rastine dyte kemi te bejme me nje mohim total te saj.

 

Psikika e njeriut eshte aq e fuqishme sa qe shkakton reagime biologjike paradoksale duke lejuar qe gruaja te shndoshet disi ne trup, por te mos ndjej asnje nga shqetesimet dhe kontraktimet normale gjate nje shtatezanie. Jo rralle ndodhe qe edhe cikli menstural te mos nderpritet dhe barku te rritet me madhesi shume te kufizuara.

Por cfare e shkakton kete gjendje psikologjike?

Fuqia e mendjes eshte me te vertete e mahnitshme. Dihet se pervec periudhes se ngjizjes, ne pergjithesi shtatezania eshte nje moment shume delikat ne jeten e grave dhe mohimit i saj eshte vetem nje shembull per te provuar dhe perforcuar kete gje. Shpesh ky nivel psikologjik mohimi eshte percaktuar si nje mekanizem mbrojtes qe mendja humane aktivizon ne situata apo ngjarje traumatike.

Mohimi i shtatzenise eshte ne thelb nje dukuri e kundert me ate te shtatzenise histerike, por ndryshe nga kjo e fundit nuk eshte shume e zakonshme dhe e njohur. Thuajse vetem dy ne mijera gra mund te preken nga ky crregullim psiqik.

Ky crregullim i ka pasojat me te medha ne perjudhen pas shtatezanise. Ne kete perjudhe gruaja rrezikon te marri nje goditje te forte si pasoje e mungeses se vetedijes mbi krijesen e re qe ka rritur ne trupin e saj. Pasojat mund te jene shume te renda si per nene edhe per foshnjen. Shpesh keto gra nuk jane ne gjendje te kujdesen per femijet e tyre dhe jo rralle here perfundojne duke i braktisur ose dhunuar e vrare foshnjet e tyre.

Komento