Mos blini bukë me qese plastike

Mos blini bukë me qese plastike

Buka masive, e cila pritet në feta dhe më pas ambalazhohet direkt në qese plastike, kontaminohet nga bakterie të ndryshme dhe humbet vlerat e saj ushqimore.

“Prerja e bukës është e dëmshme për organizimin. Edhe konsumatorët, klientët tanë duhet ta kuptojnë sepse është ndërhyrje mekanike e dhunshme, pas përfundimit të ciklit të plotë të prodhimit të pjekjes.

Po ashtu prerja lë mbetje metalike të thikave të bukës dhe prish strukturën kimiko-fizike, ndryshon aromën, shijen. Problemi i bukës së prerë bëhet më i mprehtë, kur futet në qese plastike me mbyllje thuajse hermetike dhe shitet nëpër dyqane pas disa orësh dhe përdoret pas 12 orësh apo më apo më shumë në familje tha Gëzim Peshkëpia.

Problemi i bukës së prerë bëhet më i mprehtë, kur futet në qese plastike me mbyllje thuajse hermetike dhe shitet nëpër dyqane pas disa orësh dhe përdoret pas 12 orësh apo më shumë në familje.

Drejtori i Autoritetit Kombetar te Ushqimit, ka kerkuar heqjen e qeseve plastike dhe perdorimin e qeseve te letres. Nderkohe qe i sygjeron edhe konsumatoret te mos e blejne me buken e prere.

“Makinat nuk janë në gjendje të mbajnë kushtet e higjienës. Duke e prerë bukën rritet sipërfaqja e kontaktit rreth 20 herë më shumë. Kjo nuk ndodh në asnjë vend të botës. Ne do ta vendosim këtë si standard”, tha drejtori i AKU-së, Genc Juka.

Prodhuesit e bukes dhe kreret e Autoritetit Kombetar te Ushqimit ne gjithe vendin jane mbledhur ne kete takim te perbashket per te kerkuar kontrroll me te forte nga institucionet perkatese per kushtet higjieno-sanitare, ne te cilen prodhohet buka, por edhe per eliminimin e subjekteve qe prodhojne buke ne forme ilegale dhe e shperndajne ate ne dyqane. Prodhuesit e bukes kane mbeshtetur perdorimin e letres ne vend te qeses plastike, por kane deklaruar se kjo do te sjelle nje kosto shtese./tch/

httpv://www.youtube.com/watch?v=-J2pzwViA5Q