Mos e hidhni hudhrën as kur qet bimë!

Mos e hidhni hudhrën as kur qet bimë!

Mos e hidhni hudhrën as kur qet bimë!Mos e hidhni hudhrën edhe nëse ka lëshuar bimë (sytha), ende pa e përdorur. Në fakt, hudhra e tillë, pas pesë ditëve, do të ketë shumë më shumë antioksidues se sa hudhra e freskët.

Deri tek ky përfundim ka ardhur studimi i ri i botuar në revistën “Journal of Agricultural and Food Chemistry”.

Kjo shkon në favor të trendit të ri, ku gjithnjë e më shumë kompani ushqimore dhe restorante ofrojnë farat, pemët me gëzhojë, bishtajat me bimë, meqë një proces i tillë përmirëson përmbajtjen e përbërësve ushqimor.

Gjatë procesit të qitjes së sythave, bimët prodhojnë substanca që janë efikase kundër baktereve dhe viruseve. Pra me apo pa sytha, hudhra mbetët një përzgjedhje e mirë.

Efektet e dobishme të saj janë në mirënjohura.

Komento