Mos-et e meshkujve në takimin e parë

Mos-et e meshkujve në takimin e parë

Mos-et e meshkujve në takimin e parëNë një takim të parë, sado t’i thoni vetes që është thjeshtë një takim i parë, do të duhet t’i thoni edhe këtë tjetër: Vëzhgo! Sigurisht që duhet të vëzhgoni çdo gjë që ai thotë, çdo veprim tuajin, çdo gjest, çdo shikim. Vërtet që përshtypja e parë mund të jetë e gabuar, por mund edhe të mos jetë. Tregohuni e kujdesshme dhe mbi të gjitha vlerësoni gjithçka që bëhet në këtë takim, përse jo, për t’i dhënë atij dhe vetes një mundësi për një takim tjetër

Më poshtë keni disa rregulla të tipit “Ai nuk duhet të….” për të kuptuar se cilat janë gjërat që, nëse ai i bën, atëherë duhet të mendoheni mirë për një takim të dytë.

Ai nuk duhet të bëj sikur është shoku yt. Kjo nënkupton në njëfarë mënyre që as ju nuk duhet të hapni zorrët e barkut me të. Te bëjë rolin e një miku të mirë që në fillim, është e papranueshme. Ai nuk është vëllai juaj, as ndonjë kushëri i afërt me të cilin ju mund të bisedoni gjithçka apo të kërkoni mbështetje. Nga ana tjetër, nëse ai nis ta bëjë këtë gjë që në fillim, kjo mund të ishte shenjë që ai kërkon thjesht të jetë shoku yt.

Nuk duhet të të prekë në asnjë mënyrë, për të paktën një orë.Ai duhet ta kuptojë që duhet të jeni ju ajo e cila e dëshiron kontaktin me të. Ne femrat jemi të ndjeshme ndaj misterit fillestar, pasi joshemi për ta zgjidhur. Nëse është dikush që duhet ta marrë guximin, ndonëse tërthorazi, të shprehë se ka ardhur momenti i kontaktit fizik, ajo jeni ju. Nëse e bën ai i pari, do të thotë që kërkon t’i bëjë gjërat në mënyrë të nxituar.

Nuk duhet të flasë gjatë gjithë mbrëmjes për asnjë femër tjetër, as për një ish, as për nënën apo për motrën. Femra e vetme e mbrëmjes jeni ju! Kujtoni që, nëse fillon të flasë për to, ju e keni humbur vëmendjen. Mos lejoni këtë të ndodhë, kërkoni një argument për të dalë nga biseda ose, nëse ai këmbëngul duke vazhduar, edhe mund t’ia thoni që nuk ndiheni rehat.

Nuk duhet të flasë shumë për veten, e mbi të gjitha nuk duhet të përpiqet gjithë kohës të tregojë njohuritë e tij të pafundme duke bërë monolog mbi një temë të caktuar. Femrat funksionojmë në saje të emocioneve, ndaj duhet t’ju përfshijë në bisedë.

Nuk duhet të bëj gafën të ftojë dikë tjetër në tavolinë, cilado qofshin rrethanat. Është një gabim aq trashanik saqë ju fyen rëndë. Takim do të thotë: ti + ai = JU TË DY! Nëse e bën këtë gjë që në takimin e parë, atëherë me shumë mundësi nuk e ka problem për ta bërë në një takim të dytë, ndaj mund të jetë edhe rasti që ta shihni me kujdes në ia vlen ta takoni sërish apo jo.

Nuk duhet ta teprojë me fjalët e ‘pakëndshme’, aq pak me ato ‘të pista’. Kjo do të thotë që ai ka krijuar përshtypjen se ju mund të pranoni çfarëdolloj bisede dhe kjo është një përshtypje e cila do të mund t’ju kushtojë më vonë. Për sa i përket takimit të parë, një zhargon i tillë e ftoh komunikimin, sikurse mund të ndodhë e njëjta gjë edhe me fjalët shumë të sheqerosura. Kujdes! Jo komplimente me tepricë! Kjo do të thotë që ju po i dukeni e lehtë! Mos bini pre e tij!

Nuk duhet të qëndrojë pa argument. Biseda, sigurisht, varet nga të dy, por zotëria në këtë mes është ai! Është detyra e tij që, gjatë gjithë mbrëmjes, të nisë biseda të reja nëse e sheh që e vjetra është ezauruar. Përpiqu ta kuptosh kur flet dhe kthe përgjigje të matura. Përshtypja e parë është gjysma e punës. E mirë apo e keqe, varet vetëm nga ti!

Nuk duhet të rrijë as këmbëkryq dhe as duarkryq. Mbi të gjitha, ai duhet të ruajë kontaktin ‘sy me sy’ me ju. Nëse ul sytë kur flet, apo më keq akoma, i hedh ato sa andej-këndej, atëherë nuk po ju kushton vëmendjen e duhur e madje mund edhe të vuajë nga mungesa e përqendrimit.

Nuk është gjithmonë ai që thotë. Këtë tashmë e di edhe macja! Aq më pak jeni edhe ju, ndaj mos besoni verbërisht gjithçkaje që thotë; bëni mirë që çdo lavdërim ta pjesëtoni për dy dhe ju del e vërteta. Duhet të dini se, veçanërisht në takimin e parë, të gjithë përpiqen të nxjerrin më të mirën nga vetja, për të mos thënë edhe të zbuluruar me gënjeshtra të bardha, të padëmshme.

Në fund, ai do të përpiqet t’ju puthë. Nëse nuk e bën, dy janë mundësitë: ju nuk e keni tërhequr për shkak të ndonjë gjëje që mund të keni thënë apo bërë gjatë mbrëmjes ose mes jush mund të mos ketë ndodhur ai i ashtuquajturi “reaksion kimik”. Megjithatë, nëse jeni e bindur se ju keni dhënë maksimumin tuaj dhe ai nuk provon t’ju puthë, do të thotë që diçka e mundon. Lërjani në dorë takimit të dytë!

Burimi: Telegrafi.com

Komento