Mos lejoni t’ju drejtojë stresi!

Stresi

Stresi mund të jetë gjë e mirë. Nxit vëmendjen kur është e nevojshme dhe na përgatit të reagojmë menjëherë ndaj rrezikut.

Çdokush ndien stres kohë pas kohe, por stresi konstant mund të dëmtojë shëndetin tuaj. Sipas disa burimeve, 75 deri 90 për qind e të gjithë vizitave te mjeku mund t’u përshkruhen sëmundjeve të lidhura me stres.

Kur truri është vazhdimisht nën ndikim të hormoneve të forta të stresit, rezultati mund të jetë dëmtimi dhe vdekja e qelizave trunore.

Disa pacientë që vuajnë nga stresi kronik kanë probleme me mbamendjen afatgjatë. Stresi mund të shkaktojë çrregullime emocionale dhe t’u kontribuojë shumë sëmundjeve, duke përfshirë:

  • ankthin;
  • artritin;
  • astmën;
  • funksionimin e reduktuar të trurit dhe humbjen e kujtesës;
  • depresionin;
  • diabetin;
  • dhimbjen e kokës;
  • problemet me zemrën;
  • tensionin e lartë të gjakut;
  • pagjumësinë dhe problemet me gjumin;
  • problemet me lëkurën.

Bëni një listë të të gjitha gjërave që bëni çdo ditë, çka duhet të bëni vetë dhe çka mund të delegoni tek të tjerët. E rëndësishme është të krijohet balanca. Tentoni të mos bëni gjithçka vetë. Më shumë obligime të përditshme, nënkupton edhe më shumë stres.

Vendosni që t’i kushtoni kohë vetes. Kjo nuk do të thonë që do të injoroni obligimet tuaja, kjo do të thotë që nuk do ta injoroni veten. Vlerësoni se si ndiheni dhe a keni arritur të zvogëloni nivelin e lartë të lodhjes dhe stresit.

Qëndroni të fokusuar në situatën momentale. Mos mendoni për atë çka duhet të bëni për disa javë, muaj apo vite. Zgjidhni detyrat një nga një. Nëse ndieni që është duke ju mbytur stresi dhe nuk dini çka të bëni me veten nga tensioni, ndaluni!

Fokusohuni në frymëmarrje të ngadaltë që do t’ju ndihmojë të mbeteni të qetë, të mendoni qartë dhe të mund të vendosni mirë. Merrni përgjegjësinë për fjalët, qëndrimin dhe veprat tuaja.

Ndani pak kohë çdo ditë për lirimin e stresit i cili është grumbulluar gjatë ditës. Lëshoni muzikë të qetë dhe përqendrohuni në frymëmarrje. Lëreni që lodhja të braktisë trupin tuaj me çdo frymëmarrje. (Femina)

Komento