Mos i ndani bajamet nga dieta juaj ushqimore, ndikon për një shëndet të mirë

bajame

bajameBajamet njihen për cilësinë e lartë të proteinave, fibrave dhe yndyrës që përmbajnë, por rëndësi të veçantë ka gjithashtu dhe fakti që janë ushqim pa kolesterol.

Ato janë burim i vitaminës E, në formën e alfa-tokoferolit dhe janë të pasura në antioksidantë, magnez, kalcium dhe kalium. Tek bajamet gjendet dhe magnez dhe fosfor. Ndryshe nga bajamet e ëmbla ato të hidhura nuk përdoren për konsum nga njeriu por janë shumë të vlefshme në fushën e kozmetikës ku mund t’i gjeni në formë vaji apo parfumesh. Një përdorim tjetër është dhe përdorimi esencë aromatike në prodhimin e likereve etj. Bajamet kanë shumë kalori dhe nuk rekomandohet ngrënia e tyre në sasi të mëdha pas ushqimit, por rekomandohet përzierja me fruta të freskëta (në sallatë). Lëkura e bajameve ka veti irrituese dhe është mirë që të hiqet para konsumit, duke e lënë në ujë për 1-2 orë.

Sipas studimeve në qoftë se konsumoni rreth 10-15 kokrra në ditë ulet kolesteroli me 14%. Konsumimi i bajameve ka dhënë rezultate në mjekimin e konstipacionit. Bajamet mund të jenë tepër efektive edhe në rastet e acarimit të lëkurës, vaji i bajames i përzierë me ujë , freskon lëkurën, ndalon kruarjet. Vaji i tyre përdoret për të rigjeneruar lëkuren për të kuruar rënien e flokëve, zbokthin, hollimin e flokëve.

Komento