Mos pini ujë kur nuk ju pihet

Mos pini ujë kur nuk ju pihet

Mungesa e ujit bëhet shkak për shumë shqetësime dhe sëmundje. Edhe humbja e 2% e sasisë së ujit në organizëm, shfaq kufizime të aftësisë trupore dhe mendore. Por, edhe nëse pini ujë kur s’jeni të etur, kjo mund të ndikojë negativisht në aftësitë tuaja intelektuale.

Këto janë rezultatet deri tek të cilat u arrit në bazë të një studimi në të cilën morën pjesë 60 persona.

Vullnetarët janë lutur që ta bëjnë një test të zakonshëm të koordinimit kompjuterik dhe është dashur të shtypin butonin e caktuar kur një objekt i caktuar do të paraqitej në ekran. Në këtë mënyrë matej shpejtësia dhe vëmendja e koordinimit të syrit dhe dorës.

Para fillimit vullnetarët është dashur që në shkallë të veçantë të përcaktojnë se sa janë të etur dhe secilit i është ofruar një gotë ujë të ftohët. Njerëzit e etur të cilët aty për aty e pinë ujin e bënë testin për 10 për qind më mirë sesa ata që nuk e bënë atë. Sipas kësaj, etja zvogëlon koncentrimi. Ajo që më të vërtetë është interesante është fakti se ata të cilët pinë ujin e nuk ishin të etur kanë pasur reagime më të dobëta për 15 për qind.

Psikologu, Peter Rogers konsideron se arsyeja qëndron në atë që temperatura e ulët e ujit ndoshta shtyn trupin që resurset e veta t’i drejtojë kah baraspeshimi i asaj ftohtësisë. Nëse pimë shumë ujë, ndoshta nuk do të jemi në situatë që të ngasim veturën apo të kryejmë detyra intelektuale.

Komento