Mos ushqyerja me mish të kuq, qon ne depresion

Mos ushqyerja me mish të kuq, qon ne depresion

Mos ushqyerja me mish të kuq, qon ne depresionShkencëtarët nga Australia kanë zbuluar se femrat që konsumojnë sasi të vogla të mishit të kuq, dy-herë më tepër kanë gjasa t’ju diagnostikohet ndonjë çrregullim mendor, shkruan një sondazh në heathandcare.co.uk.

Studimi në të cilin kishin marrë pjesë më shumë se 1000 femra, ka treguar se konsumimi i proteinave nga mishi i pulës apo i peshkut nuk është aq i shëndetshëm sa besohet.

Në fillim kemi menduar se mishi i kuq nuk është aq i shëndetshëm për shëndetin mendor, por pas studimeve ishte vërtetuar krejt e kundërta” thekson Felise Xhejk nga universiteti Dikin.

Sipas saj, femrat që kanë konsumuar sasi të vogël të mishit të kuq, më shpesh ishin prekur nga depresioni dhe ankthet, madje ishin marrë shprehitë si konsumi i duhanit, aktivitetet fizike, mbipesha dhe mosha.

Është mjaft interesante se si nuk ishte vërtetuar lidhja midis proteinave nga mishi i pulës dhe peshkut dhe shëndetit mendor”, thotë ajo. Mirëpo, kjo nuk do të thotë se tash femrat duhet ta teprojnë me konsumimin e mishit të kuq.

Komento