Mposhteni ndjenjën se vuani nga mbipesha

mbipesha

Tashmë e dini si shkon kjo: zgjoheni në mëngjes, shikoheni në pasqyrë – aty vëreni stomakun.

Ndiheni se keni shumë kilogramë dhe më me dëshirë do të qëndronit në shtëpi, pranë ekranit televiziv dhe ushqimeve të grimcuara sesa të përballeni me gjithë ata njerëz dhe atë pasqyrë.

Hulumtuesit nga Kolegji i Londrës para disa kohësh e kanë vërtetuar se ndjenja se jemi apo nuk jemi me mbipeshë është para së gjithash iluzion, që shfaqet në korteks – hapësirën e trurit, e cila integron informatat nga pjesë të ndryshme të trupit. Ja disa këshilla në mënyrë që këtë ndjenjë, aspak të këndshme, sa më shpejt ta tejkaloni dhe mos lejoni që t’jua shkatërrojë vetëbesimin.

Vishuni në të kuqe

Këtu nuk është me rëndësi nëse kemi të bëjmë me buzëkuqin me ngjyrë të kuqe, llakun për thonj apo gardërobën: në këtë ngjyrë ekziston diçka që ju bën të ndihemi më të guximshme, përfshirë edhe vetëbesimin. Nëse vëni diçka me ngjyrë intensive të kuqe, kjo tregon se jeni person i gatshëm për t’u përballur me rrezikun. Edhe meshkujt pëlqejnë zonjat në të kuqe.

Vëni rrip

Ndoshta për t’u dukur më vitale dhe për t’i fshehur kilogramët, kjo është gjëja e fundit që do të dëshironit ta bënit, por rripi do të ndikonte që trupi juaj të ketë forma të mira. Mbajtja e rripit është mënyrë e thjeshtë dhe konkrete që veten tuaj ta definoni fizikisht dhe t’i theksoni kufijtë e trupit tuaj

Theksoni detajet

Detajet e bukura dhe ato që bien në sy – nga thembrat e deri në kokë, e kjo do t’ju ndihmojë që t’i theksoni këto pjesë të trupit që ju pëlqejnë më shumë.

Përzgjidhini rrobat që përcjellin linjën e trupit

Rrobat me formë thesi vetëm sa ju bëjnë të dukeni edhe më të plota, kështu që vetes suaj në këtë mënyrë nuk ia bëni asnjë shërbim. Nga ana tjetër, rrobat e prera mirë që ju përshtaten mirë nganjëherë bëjnë çudinë me figurën e femrës.

Mbathni këpucë me taka të larta

A ndiheni e plotë dhe e vogël? Zgjatni këmbët me një palë këpucë me taka me ngjyrën e lëkurës suaj të trupit. Tentoni që ngjyra me të vërtetë t’i përshtatet tenit tuaj, kështu që këpucët të duken si pjesë e zgjatur e këmbëve tuaja.

Konsumoni më shumë ujë

Është e mundur që të ndiheni e plotë, shkaku se stomaku juaj është i fryrë. Fajtorët kryesorë janë ushqimi i fortë dhe me yndyrë, ëmbëltuesit artificialë dhe çamçakëzët. Lajmi i mirë: një stomak të rrafshët mund ta keni duke filluar të konsumoni sa më shumë ujë dhe duke shmangur ushqimin që shkakton fryrjen e stomakut tuaj.

Komento