Home » Uncategorized » Mrekullit e mjaltit

Mrekullit e mjaltit

Mjalti është lëng i trashë dhe i ëmbël me ngjyrë qelibari, që e bëjnë bletët me nektarin e disa luleve dhe që përdoret si ushqim.

Nektarin është burimi kryesor i karbohidrateve të cilin bletët e shëndrrojnë në sheqer, glukozë dhe fruktozë. Mjalti përmba mbi 15% ujë, bletët në zgjua e mbulojnë me dyll i cili e mbron nga lagështia dhe prishja.

Mjalti gjithashtu përmban minerale, aminoacide, acide organike si p.sh acidi i thneglës, acidi i mollës, acidi i limonit dhe pigmente pastaj derivate t klorofilit dhe komplekse të vitaminës B. Mjalti i malit që ka ngjyrë të errët përmban 13 herë m[ shumë minerale se mjalti i luleve ai sidomos është i pasur me hekur.

Mjalti ka aftësi kuruese për vetë vitaminën B që përmban. Mjalti përmban veti dizinfektuese për plagë dhe gërvishtje të lëkurës. Sipas një studimi mjalti triumfon mbi 7 lloje të ndryshme bakteresh. Kështu që janë identifikuar edhe aftësitë e tij kundër gripit. Përveç shërimit të jashtëm mjalti ka dhe veti kuruese të brendshme, si në qetësimin e stomakut. Kështu do ishte e rekomandueshme 2 lugë çaji mjaltë në ditë. Një rol të rëndësishëm mjalti luan kundër diarresë, sidomos për fëmijët e vegjël, pasi është një metode, mjaft e mirë kuruese brenda një ushqimi. Mjalti në këtë rast, lufton bakteret dyfish më shpejt, se sa një tretje sheqeri.

Mjalti zbut kollën natën

Një lugë mjaltë mund të zbus kollitjen e natës dhe t’u ndihmojë fëmijëve dhe prindërve të tyre që të flenë më mirë, ka dëshmuar një studim në të cilin janë përfshirë 105 fëmijë, të cilët kolliteshin për shkak të ftohjes. Fëmijët janë ndarë në tri grupe nga të cilat njëri ka marrë shurup kundër kollitjes, i dyti mjaltë, ndërsa i treti asgjë, dhe është dëshmuar që mjalti është zgjidhja më e mirë.

Rezultatet kanë qenë aq të fuqishme sa mundemi të themi qartazi se mjalti është më i mirë, sesa të mos jepet asnjë lloj ilaçi, derisa përmbajtja e shurupit dextromethorphan nuk është i mirë”, ka thënë doktori Ian M. Paul nga universiteti Hershey në Pennsylvania.

Dextromethorphan përdoret me të madhe, mirëpo nuk ka fakte që reagon, dhe në vetvete bart rrezik të caktuar, ka thënë doktori Paul. Mjalti përdoret në mbarë botën si ilaç popullor kundër kollitjes dhe është alternativë më e sigurt dhe më e efektshme sesa mjekësia zyrtare.

Ekzistojnë disa arsyetime pse mjalti ndihmon në lehtësimin e kollitjes, kanë sqaruar Paul dhe kolegët e tij. Mjalti është i ëmbël dhe në formë shurupi si dhe ndikon si relaksues në fytin e irrituar, e është i rëndësishëm ndoshta edhe për faktin që ka përqindje të madhe antioksidantit.

Mjalti reagon edhe kundër mikrobeve. Mjalti nuk u rekomandohet fëmijëve më të vegjël se një vjeç, për rrezikun e rrallë, por serioz që mund të shkaktojë helmimin me ushqim të njohur si botulizam.

Për fëmijët më të rritur është në përgjithësi i sigurt, por doza duhet rritur varësisht nga mosha e fëmijës. Gjysmë lugë është e mjaftueshme për fëmijët prej dy deri në pesë vjet, derisa luga e plotë me mjaltë duhet t’iu jepet fëmijëve më të vjetër se 11 vjet. Derisa dy lugë mjaltë duhet t’i hanë personat prej 12 vjet e më të vjetër.

Mjalti dhe mrekullia e saj shëruese

1. Duke pirë mjaltin e shkrirë në ujë, të gjitha njollat e zorëve do të zhduken

2. Ngrënia e rregullt e mjaltit ndihmon në përforcimin e të mbajturit mend
(memorien e forcon) si dhe forcon trupin fizikisht.

3. Nëse mjalti pihet i tretur në ujë të ngrohtë, ndihmon kundër diaresë.

4. Nëse mjalti pihet i tretur në ujë të ftohtë, ndihmon kundër kapësllëkut.

5. Me përdorimin e mjaltit pastrohet gjaku dhe lehtësohet qarkullimi i tij nëpër trup

6. Mjalti është ilaçi i vetëm për shërimin e të rahurit të shpejtë të zemrës (tahikardia).

7. Mjalti krijon lehtësim të organizmit, ndërsa sheqeri e rëndon atë.

8. Mjalti që pihet i nxehtë për 7 minuta përzihet me gjakun, ndërsa i ftohtë për 20 minuta.

9. Kur hahet mjalti lukthi punon në rregull dhe nuk nevojiten pluhra dhe ilaçra për të ndihmuar përpunimin.

10. Mjalti largon dhembjet në sy, duke e fërkuar me gisht të pastërt syrin.

11. Për anemikët, mjalti është bombë gjaku.

12. Për dhembjet e eshtrave ngrënia e mjaltit është ilaç i padiskutueshëm.

13. Të sëmurët nga verdha, në qoftë se mëngjes dhe mbrëmje hanë mjalt, për 15-20 ditë ajo do të shërohet.

14. Mjalti largon ngërçin e nervave.

15. Mjalti ndihmon në rritjen dhe zhvillimin e fëmijëve.

16. Personave që janë nervoz, si dhe atyre që kanë gjumë, mjalti u ndihmon për t’u qetësuar

17. Ai i cili ha mjalt nuk mundet me pasë kaps dhe as që mund t’i krijohen hemorroidet.

18. Nëse mjalti tretet në qumësht të ngorhtë zhduken skrajat e zorrëve.

19. Nëse mjaltin lyeni mbi material të nxehur dhe atë e veni mbi qafë ose në gjoks, dhembjet e fytit menjëherë largohen. Kjo bëhet kur kemi ndezje të krajnikëve dhe anginë.

20. Nëse sasi e caktuar e mjaltit përzihet me vishnje dhe shpërlahet fyti disa here në ditë era e keqe nga goja menjëher do të largohet.

21. Mjalti përdoret për shërimin e sëmundjes “stalni aigan” plagës së qelbosur. Plagën e atillë duhet menjëherë te lyer me mjaltë, ndërsa të sëmurit duhet dhënë që të hajë 10-15 herë. Shepjtë
do të vërehet përmirësimi.

22. Mjalti ndërpret dhimbjet e stomakut.

23. Plagët e zorrëve dhe të lukthit mjalti shumë shpejtë i shëron. Gjatë një jave duhet ngrënë deri në 4 kg mjaltë. Nëse edhe aq hamë edhe për tri javë, që të bëhet një muaj nga cirri i stomakut nuk do të ngelet asnjë shenjë.

Dr. Kolosau thotë: “Këtë vetë personalisht e kam provuar në 97 pacientë dhe në fëmijën tim dhe kam fituar 100 % rezultate pozitive. ”

24. Nëse dhembjet e shpinës dhe shpatullave, vendet ku ndjehet dhembja, i lyejm me mjaltë e mbi të vemë biber pluhur, të shtypur, dhembjet menjëherë largohet.

25. Mjalti e bletës është ilaç kundër reumës. Kohë pas kohe duhet lejuar që bleta ti kafshojë vendet e prekura nga dhembjet reumatike.

26. Fëmijët të cilët urinojnë në shtrat duhet të hanë mjaltë dhe kjo sëmundje do t’ju ndërpritet.

Publikoje ne:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Print this article!

3 Responses to " Mrekullit e mjaltit "

  1. marigona says:

    Mjalti qendron dhe nuk prishet perafersisht 3mij vjet

  2. alije says:

    mendoj se mjalti esht gjetur ne varrin e mbretit tut

  3. toni says:

    pa dyshim qe eshte sherues ZOTI NE KURAN e ka vecuar nje kaptine me emrin bleta dhe tregon edhe per mjaltin

Komentoni

© 2014 Keshilla.NET · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress