Mundeni turpin dhe skuqjen!

Mundeni turpin dhe skuqjen!

Skuqja, djersitja e shuplakave, rrahja e zemrës, dridhja, shtrëngime në stomak, janë vetëm disa nga simptomat e të qenit të turpshëm që shfaqen në ndërveprim me të tjerët.

Nëse personi nuk arrin t’i përballojë, situata vetëm do të përkeqësohet. Megjithatë, lajmi i mirë është që shkathtësitë sociale mund të mësohen gjatë tërë jetës. Përballoni drojën hap pas hapi ose të paktën ndaluni të mendoni për të si për ndonjë të metë.

Personat e turpshëm kanë vështirësi në komunikim, në krijimin e raporteve shoqërore ose realizimin e synimeve për të cilat është i nevojshëm vetëbesimi. Janë të qetë, të tërhequr dhe jokomunikativë. Në bisedë zakonisht kanë vështirësi, nuk mund të shikojnë bashkëbiseduesin në fytyrë, belbëzojnë, skuqen. Në parim, kjo është frika nga mosmiratimi, refuzimi, nënqeshja, sikleti. Në planin emotiv me turpshmërinë shkojnë edhe tensioni, vetmia dhe dëshpërimi. Në situatat më të rënda shfaqen edhe gjendjet e forta depresive.

Frika ose droja mund të çojnë në bllokada totale, veçanërisht nëse jemi në situatë që të flasim para një grupi më të madh të njerëzve, në provim, intervistat për punë, në raport me autoritetet ose gjininë e kundërt. Kështu, në të gjithë situatat ku njerëzit e tjerë në njëfarë mënyrë duhen të na vlerësojnë.

“Sikleti shkakton skuqjen, ndërsa arsyeja kryesore është vëmendja e padëshiruar shoqërore”, thotë dr. Mark Leary, profesor i psikologjisë nga Universiteti Duke.

Fatkeqësisht shfaqjen e skuqjes nga turpi nuk mund ta kontrolloni me forcën e vullnetit. Madje është zbuluar që ndihmon kur njerëzit të cilët skuqen tentojnë ta theksojnë atë sa më shumë që të jetë e mundur, shpjegojnë ekspertët dhe shtojnë që nëse këtë fenomen e shikoni si diçka të dëshirueshme, do të zvogëlohet stresi i cili përkeqëson simptomat. Megjithatë, mjekët besojnë që me ushtrime mundet tërësisht të ndalohet kjo shfaqje e padëshirueshme.

Në të përballuarit e aftësive sociale duhet të shkohet hap pas hapi nga gjërat që nxisin më pak tremë. Ndërsa keni parasysh edhe që:

– Askush nuk e di që jeni të turpshëm.

– Jeni nervoz, por bashkëbiseduesi nuk është i vetëdijshëm për këtë gjë. Ekzistojnë hulumtime që pohojnë që vetëm në 20 për qind të rasteve e vëmë re nervozen te personat me të cilët kemi ndërveprim.

– Vleni po aq sa të tjerët. Ajo çka nxit turpin shpesh është ndjenja e inferioritetit. Gjithmonë ta keni në mendje që vleni po aq sa edhe personi tjetër.

– Ndryshimi është gjithmonë i mundshëm.

– Krijimi i kontakteve sociale është aftësia e cila është e mundshme të mësohet në çdo periudhë të jetës. Mos e humbni mundësinë që të filloni menjëherë.

2 Comments

  1. Po une e kam te njejti problem dhe qka me pengin me se tepermi esht se me skuqer qafa edhe gjoksi ju lutem nese keni mundesi me kshillu diqka kundraj kesa qe ndihna momentalisht dhe kjo me pengon shum flm e pres pergjighen tuaj Tung

  2. Edhe unn e kam te njejtin problem smuj me komuniku me njerz psh Perpiqna amo si ta shikoj ne syy menjeher skuqna pamarr parasysh gjinin nganje her thom me vete kumedit qka kisha dhan veqq mu hekk qeky sen ju lutna ni keshill faleminderit e pres pergjigjen???

Komento