Mungesa e gjumit shkakton veshtiresi ne zhvillimin kognitiv tek femijet

Mungesa e gjumit shkakton veshtiresi ne zhvillimin kognitiv tek femijet

Humbja e vetem nje ore gjume gjate dites, femijeve deri ne dhjete vjec u krijon veshtiresi ne lexim, shkrim dhe zoterim te gjuhes.

Edhe mungesa me e vogel e gjumit te femijet shkakton veshtiresi ne zhvillimin kognitiv, sidomos ne zoterimin e gjuhes, shkrimit dhe leximit.

“Studimet tona kane treguar se nese humbet edhe vetem nje ore gjume ne dite, per nje jave pengon funksionim normal neurokognitiv te trurit”, ka konstatuar Rachel Waford, nga Universiteti i Louisville, e cila e ka udhehequr studimin.

Ajo ka shtuar se femijeve parashkollore u nevojiten 11-13 ore gjume, ndersa shkollareve deri ne moshen 10 vjecare – mes 10 e 11. Ajo ka theksuar edhe keshilla praktike si te arrini qe femija juaj te zgjohet cdo mengjes i clodhur dhe i ngopur me gjume.

1. Permbajuni rreptesisht rutines para gjumit;

2. Para shtrirjes ne shtrat fikeni televizorin dhe relaksohuni se bashku me femijen tuaj;

3. Shmangni Coca-Cola, ose cfaredo ushqimi ose pije e cila permban kafeine ose stimulanse te tjere te pakten tri ore para fjetjes;

4. Ne shtrat nuk duhet te shkoje i uritur, mirepo nuk do te duhej as ta teproje me ushqim;

5. Erresojeni dhomen e fjetjes, temperaturen rregullojeni per tri deri kater grade me ulet dhe nese ka cfaredo mundesie perkujdesuni qe ne te, te mos depertoje zhurma;

6. Zgjohuni gjithmone ne te njejten kohe.

Komento