Mungesa e hekurit ngadalëson zhvillimin e trurit dhe atë fizik

Mungesa e hekurit ngadalëson zhvillimin e trurit dhe atë fizik

Mungesa e hekurit ngadalëson zhvillimin e trurit dhe atë fizikE shfaqur më shumë te fëmijët mes moshës 6-36 muajsh mungesa e hekurit bëhet shkak i prishjes së zhvillimit social, duke ngadalësuar zhvillimin e trurit dhe atë fizik.

Ndërkohë që dihet se mungesa e hekurit ndikon negativisht në zhvillimin e trurit nuk duhet harruar se kurimi me vonesë i saj sjell humbje të parevokueshme.

Truri është një zonë shumë e ndjeshme ndaj mungesës së hekurit. Ushqimi më i mirë që mund t’i jepet fëmijës gjatë 6 muajve të parë është qumështi i nënës.

Hekuri i depozituar dhe i marrë nga nëna gjatë 6 muajve të parë është më se i mjaftueshëm. Por, nëse pas 6 muajve të parë qumështi i nënës është i pamjaftueshëm, atëherë fëmijës mund t’i jepen ushqime të posaçme për fëmijë, të pasura me hekur (mish, vezë etj). Duhet qëndruar larg produkteve, të cilat e shëndoshin fëmijën si mielli i orizit, biskotat dhe nuk duhet harruar se qumështi i lopës nuk këshillohet para moshës 1 vjeç për shkak të sasisë së pakët të hekurit që përmban, shkruan sot gazeta “Zëri”.

Mungesa e hekurit e shfaqur në vitet e para të fëmijërisë mund të bëhet shkak për uljen e performancës në mësime te fëmijët e grupmoshës 11-14 vjeç. Fëmijët, të cilët shfaqin mungesë hekuri deri në moshën 2 vjeç kanë një zhvillim të ulët fizik dhe mendor. Edhe nëse më pas mund të marrin hekur shtesë kjo humbje nuk mund të kompensohet.

Komento