Mungesa e vitaminës D

Mungesa e vitaminës D

Mungesa e vitaminës DËshtë e ditur që mungesa e vitaminës D shkakton sëmundje të kockave por studimt e fundit e kanë lidhur këtë mungesë me shumë sëmundje të tjera.

Trupi e njeriut krijon vitaminë D nëpërmjet kontaktit me rrezet e diellit, por megjithatë, rajonet me diell më të shumtë si Afrika, Azia e Lindja e Mesme kanë rastet më të shumta të njerëzve me mungesë të vitaminës D. Kjo tregon se në përftimin e kësaj vitamine luajnë rol edhe faktorë të tjerë.

Shëndeti i kockave varet nga vitamina D, thotë eksperti Ambrish Mithal i shoqatës indiane të kockave dhe kërkimeve minerare.

Vitamina D është substancë që thith kalciumin në trup dhe ndihmon atë që të shpërndahet në kocka. Prandaj mungesa e kësaj vitamine rezulton në dobësimin e kockave që pa kalcium bëhen të buta dhe mund të deformohen e thyen lehtë.

Vitamine_d2 marrja e mjaftueshme e vitaminës D nuk është e vështirë. Burimet kryesore të kësaj vitamine janë Dielli. Trupi krijon vitaminë D nën ndikimin e rrezeve ultra vjollce. Pra vitamina D prodhohet në lëkurë.

Por disa prej rajoneve të botës që mbulohen më shumë nga Dielli kanë njerëz me nivelet më të ulta të vitaminës D. Kështu thuhet në një raport të shoqatës ndërkombëtare të osteoporosës. Doktor Mithal është bashkëautor i studimit.

Mungesa e vitaminës D është fenomen global. Por më shumë nga kjo mungesë preken njerëzit në Azinë jugore si India ose në Lindjen e Mesme si Libani. Sipas studimeve në këto rajone, afro 80 përqind e popullsisë së qyteteve ka mungesë të theksuar të vitaminës D.

Faktorët që ndikojnë në këtë mangësi, thotë doktor Mithal, janë pigmenti e lëkurës, më pak veprimtari në natyrë dhe veshjet e shumta që mbulojnë lëkurën.

Ndërsa doktor Michael Holik pranë qëndrës mjekësore të universitetit të Bostonit, thotë se personat me lëkurë të zeshkët kryesisht kanë nivele më të ulta të vitaminës D sesa njerëzit me lëkurë më të bardhë dhe kur ata banojnë në të njëjtin vende a zonë gjeografike.

Arsyeja kryesore është se melanini, që mbron lëkurën nga rrezet e tepërta të diellit, parandalon edhe prodhimin e vitaminës D. Dihet se zezakët kanë nevojë të qëndrojnë në diell 5 herë më gjatë sesa të bardhët që lëkura e tyre të prodhojë të njëjtën sasi vitaminë D.vitamine_d3

Njerëzit në Lindjen e Mesme, thonë ekspertët, gjithashtu janë të prirur të mbajnë veshje që mbulojnë cdo pjesë të trupit dhe kështu rrezet e diellit nuk arrijnë të bien në kontakt me lëkurën. Po ashtu edhe gratë kudo, edhe nëse vishen lehtë, përdorin shumë kremëra duke bllokuar depërtimin e rrezeve të diellit në lëkurë. Kjo është një nga arsyet, thonë ata, që gratë në përgjithësi kanë nivele vitamine D më të ulta sesa burrat.

Studimet e kohëve të fundit tregojnë se mungesa e vitaminës D mund të bëhet shkak për shumë sëmundje të rrezikëshme, sesa mendohej më parë. Ndër këto sëmundje studimi përfshin diabetin e tipit 1, sklerozën e shumëfishtë, reumatizmën, dhe sëmundje infektive si tuberkulozi e gripi.

Vitamia D kur është e mjaftueshme në organizëm pakëson rrezikun e goditjeve në zemër, e tru dhe mbi të gjitha pakëson rrezikun e prekjes nga kanceri. Por edhe dielli i tepërt mund të shtojë rrezikun e prekjes nga kanceri në lëkurë. Ekspertët thonë se në këtë rast njeriu duhet të bëjë kompromis duke qëndruar në diell në kohë të caktuar. Ata rekomandojnë që për tri javët e para njerëzit duhet të qëndrojnë drejtpërdrejt në diell për 10 minutat derisa lëkura të fitojë aftësinë për të prodhuar vitaminë D.

Komento