Munihu, qyteti më i mirë në botë

Munihu, qyteti më i mirë në botë

Në Munih bëhet jeta më e mirë në botë. Kështu konstaton revista prestigjioze britanike “Monocle”. “Starbucks” (një zinxhir amerikan i kafeneve) ul cilësinë e jetës.

Pse? Britanikët mendojnë se edhe kompanitë e ndryshme multinacionale janë fajtore pse ka humbur pamja unike e disa metropoleve.

Vlerësimin e gazetarëve britanikë duhet pranuar me rezervë. “Lidhje nuk kam se për çfarë bëhet fjalë”, ka deklaruar Stefan Hauf, zëdhënës i pushtetit në Munih. Por, përmend se ky qytet dallohet ndoshta pse ka një strukturë të mrekullueshme të trafikut publik, ka stazë për çiklistë, aty jetojnë pjesëtarët e 190 nacionaliteteve, ka park atraktiv, shkallë të ulët të kriminalitetit, natalitet të lartë, pak të papunë, “Oktoberfestin”…

Të gjitha këto fakte ka pasur parasysh revista “Monocle”. Pos kësaj, ajo ka analizuar lidhjet e transportit (aeroportet, rrugët, etj.), pastaj, për sa kohë duhet që të arrijë ndihma e shpejtë, prej momentit kur i telefononi asaj. Në Munih i duhen vetëm 90 sekonda!

Annette Spellerberg, shkencëtare nga Universiteti në Kaiserslautern, e cila merret kryesisht me cilësinë e jetës, thotë se Munihu ka pozitë të mrekullueshme gjeografike dhe ekonomi shumë të fortë.

Komento