Murrizi për problemrt me zemër

Murrizi për problemrt me zemër

Murrizi është shumë i njohur në vendin tonë. Ajo që duhet theksuar lidhet ngushtë me faktin se për mjekësinë popullore murrizi nuk është vetëm një shkurre që shërben si ushqim për kafshët, por edhe një bimë e pasur me substanca, që ndihmon në parandalimin dhe lehtësimin e shumë sëmundjeve.

Kryesisht ndihmon të gjithë ata që kanë probleme me zemrën, pasi forcon muskujt e këtij organi dhe i siguron ritëm normal. Kjo bimë është e pasur me lëndë vepruese. Përmban substanca flavonike, adeninë, adenosinë, guaninë, aminopurinë, krategalaktone dhe derivate tritepenilë.

Çaji ndihmon edhe kur të sëmurët ndiejnë dhimbje të zemrës. Në këto raste këshillohet që, përveç pirjes së çajit, i sëmuri duhet të drejtohet patjetër për vizitë te mjeku përkatës. Rezultate të shkëlqyera jep ky çaj edhe për të normalizuar goditjet e forta, që pëson ky organ.

Komento