A na shëndoshin mandarinat?

A na shëndoshin mandarinat?

A na shëndoshin mandarinat?Mandarinat janë ndër frutat më të pëlqyera të dimrit; gjithmonë ide e mirë për të thyer urinë gjatë vakteve të ndërmjetme! Mirëpo, nuk duhet t’i hani pa masë. Përfshirja e tyre në dietën e përditshme është e domosdoshme por jo pa vendosur kufinj…

Mandarinat këshillohen për t’u konsumuar që në mëngjes, vakt kur organizmi i përthith më mirë vitaminat. Këtë ndoshta e dinit, pyetja e re është a të shëndoshin mandarinat?

Nëse keni vendosur të mbani dietë, duhet të tregoni kujdes ndaj të gjitha gjërave që hani. Ky frut nuk ka shumë kalori, për 100 gr janë rreth 50 kcal por, në rast se hani 300 gr mandarina sasia e kalorive që merrni barazohet me atë të një pije me gaz sepse çdo frut ka sheqerna. Sasia e mandarinave që hani çdo ditë duhet të jetë më e pakët se e mollëve, dardhave apo kivit, sidomos nëse jeni mbipeshë apo me diabet.

Komento