Ndihmojini fëmijët të ballafaqohen me zemërimin

Ndihmojini fëmijët të ballafaqohen me zemërimin

Zemërimi është një emocion që shfaqet kur ballafaqohen me pamundësinë e arritjes së një qëllimi apo atëherë kur nuk janë në gjendje të kënaqin disa nga nevojat e tyre.

Prindërit duhet mirë të vlerësojnë situatat të cilat shkaktojnë zemërim te fëmijët dhe që në mënyrë të duhur të merren me ta.

Disa fëmijë shumë mirë dinë të manipulojnë me prindërit. Marrë parasysh se midis moshës një, asaj tre vjeçe dhe asaj midis dymbëdhjetë dhe gjashtëmbëdhjetë vjeçe dëgjueshmëria apo bindja është problemi më i madh. Gjatë asaj periudhe kohore mund të shfaqen sulme të mllefit edhe te fëmijët e shëndoshë psikikë.

Të gjithë ne, jo vetëm fëmijët, i jemi të ekspozuar nervozizmit atëherë kur nuk marrim atë që duam apo nëse nuk kemi situatën nën kontroll. Kështu që duhet mësuar fëmijët me mënyra të shëndetshme atëherë kur luftojmë me ndjenjën e pakënaqësisë, kur diçka apo asgjë nuk është si do të donim ne të ishte. Nuk duhet dënuar fëmijët, por më mirë me disa thënie apo mënyra të buta t’i ndihmoni fëmijës tuaj ta kalojë zemërimin.

Komento