Ndikimi i ‘Coca Cola’-s në shtimin e peshës

Ndikimi i 'Coca Cola'-s në shtimin e peshës

Drejtori i përgjithshëm i kompanisë ‘Coca Cola’, Muhtar Kent, ka hedhur poshtë akuzat sipas së cilave shikuar në përgjithësi të gjitha pijet e gazuara, e në mesin e tyre edhe ‘Coca Cola’, bartin përgjegjësinë për epideminë e shtimit të peshës.

“Konsideroj se është e pasaktë dhe e padrejtë që të akuzohet vetëm një përbërës, një produkt, një kategori e ushqimeve”, ka thënë Kent për gazetën ‘Wall Street Journal’.

Ai ka shtuar se bëhet fjalë për një problem të komplikuar të shoqërisë në të cilin duhet të punojnë të gjithë për ta gjetur një zgjidhje. “Për këtë jemi duke punuar me qeveri të ndryshme, me sektorin e biznesit dhe shoqërinë civile që deri në vitin 2015 të kemi programe për jetë aktive në të gjitha shtetet ku jemi të pranishëm”, ka theksuar Kent.

Adresimi i Kentit për publikun është nxitur nga diskutimi lidhur me konsumimin e pijeve të gazuara, sepse kryetari i qytetit të Nju-Jorkut Majkëll Blumberg ka kërkuar ndalimin e shitjes së pijeve të gazuara në paketime më të mëdha se gjysmë litri në kinema, restorante të ushqimit të shpejtë dhe në kafenetë e atij qyteti.

Komento