Ndikimi psikologjik i dhunës seksuale në fëmijëri

Ndikimi psikologjik i dhunës seksuale në fëmijëri

Ndikimi psikologjik i dhunës seksuale në fëmijëri Çfarë ndodh me një fëmijë i cili ka përjetuar dhunë seksuale në fëmijëri apo adoleshencë, në momentin që ai rritet?

Sipas studimeve të Finkelhor, Lundqvist, Barone, Maffei etj, një eksperiencë e tillë, sjell rrezikshmëri të shqetësimeve mendore në moshë madhore. Pasojat e një abuzimi të tillë vardojnë.

P.sh, një reagim i mundshëm mund të jetë dhe mohimi i rëndësisë së ngjarjes, duke minimizuar faktet ku në të njëjtën kohë, subjekti ndrydh kujtimet shqetësuese, për të harruar. Një tjetër strategji e ngjashme, por që kërkon një ndërhyrje reale aktive të subjektit, konsiston në përpjekjen për të harruar duke u projektuar tek ëndërrta me përmbajtje pozitive.

Shpeshherë, viktimat reagojnë në mënyrë emotive, duke shprehur të gjitha emocionet; në të tjera raste reagimi është depresiv, ku pranimi i faktit bëhet provë e paaftësisë për të përjetuar përvoja stresuese. Një rëndësi mjaft të madhe përbën fokusimi i problemit, në mënyrë që subjekti të inkurajohet të kërkojë asistencë, këshilla,mbështetje dhe mirëkuptim, elemente të nevojshme për riaftësimin dhe ngritjen e vetëvlerësimit. Përmes psikoterapisë, personi që ka pësuar dhunë, mund të ripërpunojë eksperiencën traumatike, nëpërmjet rritjes personale.

Komento