Ndizni flirtin që në shikimin e parë

Ndizni flirtin që në shikimin e parë

Ekspertët për lidhje ju këshillojnë t’i përdorni këto këshilla sa më parë, duke ju garantuar më shumë shanse për të njoftuar meshkuj të rinj.

1. Një mashkull në momentin kur ju njofton mesatarisht kalon më pak se një sekondë, duke shikuar në sytë tuaj, por mu për këtë arsye ai kalon shtatë sekonda në buzët tuaja.

Për të qenë të sigurta se shikimi juaj në buzë do të zgjasë edhe më shumë, përkujdesuni që të zgjidhni nuanca të kuqe, që përfundimisht ngjitet për shikimin e meshkujve.

2. Në një studim është përllogaritur se më së shumti sukses kanë ata persona që dërgojnë rreth 35 shenja të flirtit brenda një ore. Nuk ju këshillojmë që të merreni fort me numra, por përkujdesuni që të bëni një ekuilibër me prekjet e ‘rastësishme’ që me siguri do t’jua bëjë me dije se e dëshironi, por duhet pasur kujdes të mos dukeni sulmues.

3. Mesatarisht, një mashkull i afrohet një vajze, pasi që shikimet e tyre të jenë takuar tri herë, prandaj nëse dëshironi ta vëreni se kush ju pëlqen, atëherë përkujdesuni ta plotësoni këtë kuotë. Kontakti me sy, më i shkurtër se tre sekonda, është shenjë se jeni të gatshëm të kaloni në një nivel tjetër, pos vëzhgimit.

4. Kontakti i tepërt me sy mendohet si njëri ndër gabimet më të rënda të flirtit, prandaj porsa ta vëreni se ju kanë vërejtur, qetësoni shikimin duke shikuar vërdallë.

5. Femrat janë më tërheqëse për meshkujt, kur mbajnë kokën lart dhe ju vështrojnë derisa komunikoni. Gjatë asaj kohe ato duken më seksi dhe më femërore.

6. Me siguri se takimi juaj i parë nuk do ta lejojë të shikojë më shumë nga lëkura juaj, prandaj pikërisht për këtë fakt lejoni vetes dhe atij që të kënaqet me shikimin tuaj të sytjenave. Kjo do ta bëjë më kureshtar më shumë dhe do të dëshirojë t’ju takojë përsëri.

6. Nëse keni menduar se dekolteja e thellë është kyçe, nuk keni të drejtë. Femrat me duar më të gjata konsiderohen të jenë më atraktive, prandaj vishni një fustan pa mëngë që në mënyrë vizuale do t’i bëjë duart tuaja të duken më të gjata.

8. Buzëqeshja më simpatike dhe më e këndshme është ajo që ju formon rrudhat përreth syve, sepse duket më natyrale dhe më spontane.

Komento