Në ç’moshë flasin fëmijët?

Në ç’moshë flasin fëmijët?

Duke filluar që nga muaji i tretë apo i katërt, fëmija juaj mund të shprehë me një dallim të kuptueshëm të ndjerit mirë dhe pakënaqësinë.

Pastaj ai fillon të belbëzojë dhe të cicëritë për të provuar kështu nivele të ndryshme të zërit.

Nga muaji i nëntë fëmija juaj mund të shprehë konstrukte më të gjata tonesh, duke përdorur shpesh shkronjën A. Këto rrokje të ndara me kohë fitojnë një kuptim: fëmija juaj fillon të nxjerrë fjalë.

Shumë kohë para se fëmija të fillojë të flasë, ai e kupton gjuhën. Diku nga muaji i pestë fëmija mund të dallojë, nëse flisni me të me mirësjellje apo me rreptësi.

Fëmija juaj kupton diku nga muaji i shtatë edhe fjalët e zakonshme apo reagon në pyetje. Rreth muajit të dhjete fëmija juaj e kupton edhe fjalën «jo». Shumë prindër përdorin një të ashtuquajtur gjuhë të fëmijëve apo të foshnjave.

Ato i drejtohen fëmijës së tyre të vogël me shprehje të zakonshme të theksuara shpesh me një tonalitet të lartë. Kjo gjuhë e foshnjave nuk e dëmton fëmijën tuaj; ajo e mbështet shkëmbimin mes jush dhe atij.

Flisni me fëmijën tuaj atë gjuhë, që vetë e dini më së miri. Rrëfejini fëmijës tuaj pikërisht atë, që e bëni në momentin që flisni me të.

Dëgjojeni fëmijën tuaj me vëmendje, rrëfejini atij përralla dhe lavdërojeni, kur ai të përpiqet që të nxjerr ndonjë fjalë.

Komento