Nefropatia diabetike

Nefropatia diabetike

Nefropatia diabetike është komplikim mikrovaskular i sëmundjes dibetes mellitus…

Nefropatia diabetike është komplikim mikrovaskular i sëmundjes dibetes mellitus-insulinvartës dhe joinsulinovartës, që paraqitet apo manifestohet me proteinuri, krahas me komplikimet tjera si retinopatia apo hipertensioni.

Por pa ITU, sëmundje tjera të veshkave, sëmundjet e zemrës, sëmundjet sistemike. Nefropatia diabetike nuk paraqitet te të gjithë të sëmuret me diabet, incidenca e paraqitje kësaj sëmundje varion nga 10-50%. Në aspektin klinik nefropatia diabetike paraqitet me proteinuri persistente gjatë 24 orëve (0,5 gr).

Komplikimet
Niveli lartë i sheqerit në gjak shkakton komplikacione dhe sulme të mëdha në tërë organizmin. Komplikacionet e përgjithshme – sëmundjes e zemrës, veshkave, çrregullimet nervore, çrregullimet e të parit ose verbimi, impotenca dhe amputimi. Mund të themi se nefropatia diabetike si komplikim i rëndë është njëkohësisht edhe vdekshmëria më e lartë e sëmundjes së sheqerit.

Epidemiologjia:
Nefropatia diabetike, sot në gjithë botën, po thuaj se është shkaktari më i shpeshtë i pamjaftueshmërisë kronike te veshkave (PKV). Sëmundja rritet me rritjen e jetëgjatësisë. Në 10 vitet e para të diabetit, është e rrallë ndërlikueshmëria diabetike, pas kësaj incidence, maksimumi arrihet pas 20 vjetësh, kurse rrallë paraqitet pas 35 vjetëve me sëmundje. Dhe, më tepër atakon pacientët me diabet tip 1 se atë tip 2, megjithëse tip 2 është i shprehur te 90% e të sëmurëve.

Të dhënat
Sipas disa autorëve, në qoftë se diabeti tip 1 (IVD) zgjatë 20 – 25vjet, mundësia e paraqitjes së nefropatisë diabetike është 21%. Më vonë incidenca (prekshmëria) ulet, në qoftë se sëmundja diabetike zgjat 40 vjet, nefropatia diabetike paraqitet 10%. Zakonisht, rastet e para të këtij lloji të sëmundjes diabetike paraqiten pas 5 viteve të pranisë së diabetit tip 1 (IVD). Vetëm 4% tek të sëmurët zhvillohet nefropatia diabetike. Është e rëndësishme të theksohet se te diabetikët që vuajnë mbi 35 vjet, vetëm 4% diagnostifikohen si nefropati diabetike (20). Në numrin e të ekzaminuarve (meshkujve dhe femrave) të hulumtuara me dekada, në 40 e më tepër vjet, është vërtetuar se prekshmëria te meshkujt është 46%, ndërsa te femrat 32%. Pothuajse ndryshime të njëjta janë vërtetuar edhe te një komplikim tjetër: retinopatia proliferative. Në zhvillimin e nefropatisë diabetike rol të rëndësishëm luan edhe mosha e të sëmurit. Prekshmëria më e theksuar paraqitet në moshën 11-20 vjeçe, kurse grupmoshat tjera kanë prekshmërinë më të vogël.

Etipopatogjeneza
Nefropatia diabetike është një komplikim i rëndë, të cilin e takojmë tek diabetikët edhe atë në formë të pamjaftueshmërisë akute dhe kronike të veshkave. Zakonisht paraqitet në formë klasike, duke atakuar sistemin mikrokrovaskular në përgjithësi dhe në nefropatitë diabetike, në veçanti. Është vërtetuar, në bazë të punimeve në shumë qendra botërore, se faktorët etiopatogjenetik në paraqitjen e nefropative tek diabetikët janë faktori gjenetik, hiperglikemia, trakti polial, abnormaliteti biokimik i matriksit ekstracelular, etj..

Patofiziologjia
Gjatë zhvillimit të nefropatisë diabetike, dallohen dy faza që ndryshojnë me çrregullime komplete të funksionit të veshkave. Çrregullimet e hershme (hiperfiltrimi glomerular, rritja e FG për 20-40 % është ndryshimi më i hershëm i funksionit të veshkave tek të sëmurët me DM. Patogjenza e ndryshimeve të hershme nuk dihet saktë, por mendohet se janë shumë shkaktarë humoral dhe hemodinamik që marrin pjesë në paraqitjen e kësaj sëmundjeje.

Komento