Nëna, është e rëndësishme të përdorni ujin e duhur për foshnjen tuaj

nena

nenaHiPP Ujë për foshnja është ujë i pastër si kristali ,i prodhuar që të përmbush nevojat e foshnjës tuaj.

Uji për bebe është i përshtashëm për përgatitjen e ushqimeve të foshnjave të cilat duhet të përzihen me ujë si, për qumësht fillestar dhe ate vazhdues, për pure qumështi, për çaj instant të thërmuar, për të përzier me lëngje të foshnjave, për të shuar etjen.

Përdorimi:

I përshtatshëm për përgatitjen e ushqimit për foshjna
Ujë burimi pa acid karboni
Ujë i pastër për bebe për shuarje të etjes
I përshtashëm për ushqimin e foshnjës tuaj me natrium të varfëruar
pa patur nevoj që të zihet
I kontrolluar me rigorozitet
Mund ta gjeni në paketim 1500 ml

hipp-uje

A pi mjaft foshnja juaj?
Kërkesa për pije ndryshon sipas moshës dhe të ushqyerit të foshnjës.

Në muajt e parë të foshnjes Tuaj, uria për qumështin e gjirit dhe etja janë të njëjta. Dhënja e lëngjeve shtesë nëpërmjet ujit apo çajit, mund të jetë i domosdoshëm, kur foshnja Juaj ka djersitje ose humb lëngjet.

Me rastin e dhënies së ushqimit plotësues sipas moshës, foshnja Juaj përveç për qumësht ka nevojë për pije shtesë dhe sa më shumë që merr racione të ushqimit plotësues aq më shumë pije. Në fillim, fëmija juaj do të pi më pak, sepse ushqimet e qumështit ende i merr dhe kanë mjaft lëngje. Nga muaji i 10-të, pas çdo shujte ajo ka nevojë për të pirë diçka. Në përgjithësi, fëmijët deri në 2 vjeç kanë nevojë për rreth ½ litri pije, të përllogaritur si qumësht gjiri apo ushqime qumështi për foshnje.

Si lëngje me prirje të shuajnë etjen janë çajrat speciale për foshnje, Bio-saft & ujë mineral, Bio-çaj & saft, lëng i holluar me ujë të vluar, FrushtPlus, ujë i pastër i vluar ose ujë mineral, special për të porsalindurit dhe i duhur për fëmijët e vegjël (e shënuar në etiketë).

Mënyra më e mirë për të ofruar lëngje është mes racioneve të ushqimit, gjatë apo pas ngrënies, por jo vetëm shkurt përpara ngrënies, sepse kjo do të kufizojë oreksin.

E rëndësishme:

Çdo pije mund të shkaktojë dëmtime të dhëmbëve si dhe thithjet e vazhdueshme të biberonit (kariesi).
Prandaj:

Shishja e biberonit të mos i shërbej foshnjes për thithje të vazhdueshme, si thithës për qetësim apo ndihmesë për ta vënë në gjumë.
Shishja për ushqim duhet mbajtur vetëm për të ushqyer dhe nga ajo të pihet shpejt.
Kujdesi për dhëmbët duhet filluar që nga dalja e dhëmbëve të parë.
Foshnja duhet mësuar nga muaji i 8-të të pijë nga gota.
Shpërndaje

Komento