Nënat e duhet të qëndrojnë larg produkteve kozmetike

Nënat e duhet të qëndrojnë larg produkteve kozmetike

Nënat e duhet të qëndrojnë larg produkteve kozmetikeFemrat të cilat pësojnë një ndryshim total nga koka deri te këmbët gjatë periudhës së shtatzënisë, përjetojnë një proces kalimtar ndryshimi edhe gjatë periudhës së lehonisë kur marrin në dorë foshnjat e tyre të vockla.

Eksperti i Dermatologjisë në spitalin “Medical Park Bahçelievler”, Dr. Gokhan Okan, thekson se disa ndryshime të cilat vihen re në trup pas lindjes, në periudhën e lehonisë janë krejtësisht normale dhe gjithashtu thotë se ato gra të cilat duan të kthehen në formën e mëparshme nuk duhet të bëjnë aspak panik.

Dr. Gokhan Okan theksoi se ashtu si gjatë shtatzënisë edhe gjatë periudhës së lehonisë femra ka nevojë për një përkujdesje të veçantë.

Gjatë periudhës së shtatzënisë duhet të bëhet kujdes në përdorimin e produkteve të cilat nuk ashpërsojnë dhe dëmtojnë lëkurën.

Dr. Okan pohoi se pas lindjes nënat bëhen më të ndjeshme ndaj ujit, sapunit, detergjenteve, dhe kjo mund të shkaktojë skuqje dhe plasaritje të duarve dhe zhvillimit të plagëve me kruajtje. Për këtë arsye nënat lehonë duhet të përdorin produkte të cilat nuk thajnë lëkurën dhe kanë veçori zbutëse dhe pas çdo larje duarsh duhet të përdorin krem zbutës. Dr. Okan, informoi nënat e reja në disa pika:

Gjatë shtatzënisë puçrrat shtohen. Gjithashtu shtohen dhe sekrecionet yndyrore të fytyrës. Për këtë arsye gjatë shtatzënisë puçrrat shtohen më shumë. Nënat e reja nuk duhet të harrojnë se edhe një produkt i përdorur mbi lëkurë mund të përthithet dhe të kalojë në enët e gjakut.

Veçanërisht gjatë shtatzënisë nuk këshillohet përdorimi i produkteve që përmbajnë vitaminë A dhe dozë të lartë acidi salicilik. Nëse produktet kozmetike do të përdoren në një sipërfaqe të gjerë, atëherë para përdorimit duhet të kontaktoni një dermatolog.

Thajini mirë këmbët. Në periudhën e lehonisë shihet një rritje e numrit të gjëndrave të djersës. Njëra nga rrugët e nxjerrjes jashtë të ujit të tepërt të mbledhur gjatë shtatzënisë është djersitja. Djersitja e tepërt e këmbëve mund të bëhet shkak i shfaqjes së sëmundjes së kërpudhës. Duhet të bëhet kujdes në tharjen e mirë të këmbëve dhe në heqjen e lagështirës.

Duart dhe thonjtë kanë nevojë për lagështirë. Në këtë periudhë thonjtë janë më delikatë dhe të butë. Nëse gjatë periudhës së lehonisë shtohet përdorimi i produkteve kozmetike, atëherë kjo shkakton fillimin e problemeve të thonjve. Thonjtë duhet t’i lagni dhe të kujdeseni mirë për duart.

Ruajini flokët tuaj nga produktet kimike. Ndryshimi i hormoneve ndikon edhe tek flokët. Gjatë shtatzënisë vihet re një ashpërsim i flokëve. Gjashtë muajt e parë pas lindjes shfaqet rënia e flokëve. Por kjo është e përkohshme.

Flokët që bien rekuperohen krejtësisht brenda një viti. Të sëmurët duhet të qëndrojnë larg produkteve kozmetike, t’i lyejnë flokët sa më pak të jetë e mundur me bojë, dhe të bëjnë kujdes duke përdorur bojëra bimore.

Nuk duhet të harrojmë se mungesa e vitaminave dhe mineraleve që shkaktohet gjatë periudhës së gjidhënies shton më shumë mundësinë e rënies së flokëve./gazeta start/

Komento