Nëntë arsye të shkëlqyeshme për të ushtruar

Nëntë arsye të shkëlqyeshme për të ushtruar

Nëse është për t’ju besuar revistave për femra, ushtrimet janë të mira vetëm për dy gjëra: për të humbur në peshë dhe për ta rregulluar linjën e trupit sa për t’u pëlqyer meshkujve.

Mirëpo, ushtrimet sjellin shumë më tepër se sa një dukje të bukur nga jashtë. Ushtrimet e rregullta ndikojnë edhe në lëkurën tuaj, zemër, disponim, madje edhe në karrierë.

 

Zemra e shëndoshë

Ushtrimet shtyjnë zemrën tuaj të pompojë gjak, e pasi që zemra është muskul, në atë mënyrë ajo forcohet dhe bëhet më e shëndetshme dhe më e fortë. Sëmundjet e zemrës gjithsesi janë të shpeshta e ushtrimet mund t’i ndalojnë ato.

 

Rezultatet më të mira në punë

Shumë hulumtime ndërlidhin prodhimtarinë me punën dhe ushtrimet. Disa thonë se kjo ndodh pasi që ushtrimet na japin mundësi që të zbrazim mendjen prej problemeve, derisa disa të tjerë besojnë se hormoni endorfinë ju dhuron ndjenjën e lumturisë, të pushimit dhe dhuron fuqi.

Forcon eshtrat

Nëse dëshironi që gjatë moshës së shtyrë të keni eshtra të fortë dhe të shëndoshë, do të duhej të ushtronit rregullisht. Ngritja e peshave ndihmon në luftën kundër osteoporozës.

 

Pastron lëkurën

Edhe pse në shikim të parë duket se djersa mbi lëkurë do të shkaktojë njolla, kjo nuk është e vërtetë, ngase shtimi i qarkullimit të gjakut përmes djersës përmirëson dukjen e lëkurës suaj.

 

Më shumë energji

E vërteta është se pas ushtrimeve ndiheni të lodhur, por njëra ndër epërsitë më të mëdha të ushtrimeve është shtimi i energjisë më pas. Njerëzit, të cilët ushtrojnë rregullisht më pak ankohen rreth lodhjes.

 

Gjumi më cilësor

Ushtrimet disa herë në javë ndikojnë pozitivisht në cilësinë e gjumit. Së pari, ndihmon në frymëmarrje dhe që gjumi të jetë më i thellë.

 

Forcon sistemin imun

Ushtrimet e rregullta e ndihmojnë trupit dhe organizmit tuaj, që e ka më lehtë t’i luftojë ftohjet dhe viruset, por mos e teproni me ushtrime.

 

Cikël më të lehtë menstrual

Ushtrimet e rregullta lehtësojnë edhe dhembjet gjatë asaj periudhe kohore, zvogëlon ngërçet, si dhe zbut PMS-në.

 

Do të jeni më të lumtur

Fakti është se edhe ata që urrejnë të ushtrojnë, pasi të kenë ushtruar, ndihen më të lumtur. Kjo, sepse truri liron sasi të konsiderueshme të endorfinës, e cila me orë ndikon në përmirësimin e disponimin, e nganjëherë edhe me disa ditë pas ushtrimeve.

Komento