Nëntë gjëra të mira që ndodhin kur ju hani banane me pika të errëta

5
5Një studim i kohëve të fundit në Japoni tregoi se bananet me pika të zeza janë të shkëlqyeshme për shëndet, shkruan “Life Hack”.Bananet janë më të mira kur pikat fillojnë të shfaqen – atëherë janë më të pasura me antioksidantë dhe minerale. Si të tilla, treten më lehtë dhe japin më shumë përfitime shëndetësore.
Këto janë nëntë arsyet pse duhet të filloni t’i hani ato:

1. Sigurojnë mbrojtje shtesë kundër kancerit

Përmbajnë substancë TNF- faktorin tumor nekrozë që shkatërron qelizat e kancerit. Konsumimi i këtyre bananeve për këtë arsye mund të kontribuojë në parandalimin e kancerit.

2. Rregullojnë thartësirën në lukth

Bananet janë një burim i shkëlqyer i antacideve natyrore, një substancë që neutralizon aciditetin në lukth dhe uljen e aciditetit të mjedisit në stomak. Nëse keni probleme me tretjen e ushqimit apo aciditet, provoni të hani një banane për lehtësim të menjëhershëm.

3. Rregullojnë shtypjen e gjakut

Për të ruajtur shtypjen optimale të gjakut, është e nevojshme që niveli i kaliumit në gjak të jetë i mjaftueshëm ndërsa bananet janë të pasura pikërisht me këtë mineral. Ato gjithashtu përmbajnë një sasi shumë të vogël të natriumit i cili stimulon rritjen e shtypjes së gjakut.

4. Jeni më pak në depresion

Bananet përmbajnë triptofan, një amino acid thelbësor për prodhimin e serotoninës, neurotransmitterit që krijon qetësi, humor të mirë dhe gjumë të mirë.

5. Nëse vuani nga kapsllëku …

… merrni një banane. Për shkak të proporcionit të lartë të fibrave, ky ushqim është i shkëlqyer për stimulimin e tretjes.

6. Ato ju japin energji – menjëherë!

Nëse ndiheni të lodhur, jeni në punë ose duhet të shkoni në trajnim, e nuk keni fuqi – hani një banane. Për shkak të përbërjes së saj unike, ajo do t’ju japë shumë energji, por në mënyrë të shëndetshme. Kaliumi që ka ajo do të parandalojë ngërçin e muskujve ndërsa mineralet dhe ushqyesit e tjerë nga bananja zgjasin qëndrueshmërinë fizike. Për këtë arsye – në vend të ëmbëlsirave apo kafes më mirë merrni një banane.

7. Bananet janë të mira në qoftë se ju keni ulçerë në stomak

Për shkak të strukturës së saj të butë dhe tretshmërinë së lehtë, bananet me pika janë ideale për ata që kanë probleme në lukth.

8. Mjet i shkëlqyer në luftën kundër anemisë

Bananet janë të pasura me hekur dhe kështu paraqesin një ushqim ideal për ata që janë duke luftuar me aneminë apo mungesën aktuale të hekurit në gjak.

9. Ndihmojë tek dhimbjet menstruale

Nivelet e larta të kaliumit në bananet me pika lehtësojnë dhimbjet menstruale dhe ngërçet. Këto banane janë të pasura me vitaminë B6, e cila redukton fryrjen dhe mbajtjen e ujit në trup gjatë ciklit menstrual.

Komento