Nëse jeni të lodhur, provoni të merrni hekur shtesë

Nëse jeni të lodhur, provoni të merrni hekur shtesë

Marrja shtesë e hekurit mund të dikojë pozitivisht në shëndetin e njeriut, sidomos te gjinia femërore, madje sipas ekspertëve zviceranë edhe nëse nuk janë anemike.

Mungesa e hekurit është shkaktari më i shpeshtë i anemisë, që rezulton me letargji, plogështim dhe humbje të vetëdijes.

Hulumtimi, në të cilin kishin marrë pjesë 198 femra, ka treguar se hekuri shtesë mund të shërojë tek këto simptoma, por edhe te ndjenja e lodhjes. Mirëpo, ekspertët sugjerojnë që të mos teprohet me këto sasi, ngase sasi e lartë e hekurit mund të jetë e rrezikshme.

Ekspertët kishin vëzhguar femrat në moshën riprodhuese midis moshës 18 dhe 53 vjeçe dhe kanë konstatuar se lodhja e pashpjegueshme ishte problemi më i shpeshtë, shkaku i të cilit problem kanë kërkuar ndihmën e mjekut.

Të gjitha të anketuarat ishin ankuar se ndjejnë lodhje për të cilën lodhje mjekët nuk kishin shpjegim. Pas 12 javësh, femrat që kishin marrë tableta me hekur lodhjen e kishin pakësuar për 50%.

Komento