Nëse keni këto shenja, dhimbja e kokës mund të jetë migrenë!

121

Keni dhimbje të vazhdueshme koke, që me kalimin e kohës është kthyer në shqetësim? Në vijim po paraqesim disa shenja që dhimbja e fortë mund të jetë migrenë ndaj nëse keni disa prej tyre, rezervojini vetes një vizitë tek mjeku.

Migrena është një ndër problemet neurologjike që karakterizohet nga dhimbje kronike dhe e fortë e kokës për orë ose ditë dhe ditë të tëra duke e bërë të pamundur realizimin e aktiviteteve të ndryshme, përfshirë këtu edhe punën.

1. Vizione të paqarta

Mund të keni momente gjatë të cilave ju duket se shihni fasha drite, që mund të jenë gati-gati verbuese. Në fakt, ato janë rezultat i një iluzioni vizual që ndodh brenda trurit tuaj.

2. Marrje mendsh

Shumë njerëz përjetojnë një ndjesi sikur dhoma po rrotullohet aq shumë saqë iu duket sikur do të rrëzohen nëse nuk ulen. Shpesh këto marramendje shoqërohen edhe me të përziera.

3. Dhimbje të forta koke

Keni ndjesinë e shpimit therës, pas të cilit vjen një ndjesi mpirjeje që zakonisht ndjehet tek duart.

4. Aroma të pakëndshme

Aromat mund t’ju duken të rënda dhe ju shkaktojnë përzierje. Pothuajse të gjithë njerëzit që vuajnë nga migrena përjetojnë të njëjtën ndjeshmëri të tepruar në lidhje me nuhatjen. Truri mbingarkohet në zonën e nuhatjes duke bërë dhe stomakun më të ndjeshëm (të vjella).

5. Nuk duroni dot dritën e fortë

Ekspozimi ndaj diellit i jep sinjale nervave tuaj optikë, të cilët i dërgojnë sinjale trurit për të aktivizuar receptorët e dhimbjes.

6. Të tjera shenja:

– dhimbja e kokës është e vazhdueshme, ndalon 1-2 orë për të rinisur sërish;
– në të shumtën e rasteve ju dhemb vetëm njëra anë e kokës;
– keni ndryshime të shpeshta të humorit;
– vuani nga mungesa e theksuar e gjumit, gjumë jo i mirë që shoqërohet me një ndjesi lodhjeje;
– edhe kur nuk jeni me grip, keni hundë të zëna, rrjedhje gjaku nga hundët etj.

Komento